Ndërrimi i pelenës mund të duket në pamje të parë një gjë e vështirë për tu bërë në një trup kaq të vogël… shumë shpejt, gjithsesi do ta shikosh që është me të vërtetë e thjeshtë! Do të ndërroni beben kaq herë gjatë ditës saqë shpejt kjo do të bëhet e lehtë.
Të gjithë foshnjat nuk kanë të njëjtin fizik dhe zhvillim dhe ndërsa rriten, struktura e trupit të tyre ndryshon edhe më shumë. Pra, ne zgjedhim pelenat sipas fizikut të foshnjës, peshës së tij dhe jo moshës së tij dhe kjo është arsyeja pse madhësitë e pelenave mbivendosen në kilogramë.
Për të ndërruar pelenën e fëmijës mund të përdorni një mobilje – një tavolinë për ndërrimin e bebes ose një sipërfaqe të mbuluar me pecetë për ndërrimin.