LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 0.36 deri në 1mm

Urime në javën e 4rt të shtatzanisë!

Për të qenë të sinqertë kanë kaluar jo më shumë se 2 javë të shtatzanisë nga koha kur… Spermatozoidi “fitues” i të dashurit tënd, mundi 350 000 000 konkurrentë për të takuar dashurinë e jetës së tij, që është veza jote. Dhe nga kjo… lidhja “aq afër sa duhet” u krijua dhe u zhvillua me shpejtësi  marramendëse  bebja juaj!

Data e saktë e fertilizimit të vezës nuk është gjithmonë e lehtë për tu përcaktuar. Për këtë arsye obstetri numëron nga dita e parë e periodave të tua të fundit. Kështu nëse  ke cikël 28 ditësh, derisa të kuptosh që ke vonesë, je në javën e 4rt të shtatzanisë.

Mirëse erdhe në botën e nënave!

4η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…Gjithçka nisi natyrshëm e qetë, me një top qelizash në një vend dhe ti në anën tjetër që qëndron me frikë përpara mrekullisë së jetës?

Le të shikojmë çfarë ndodh në trupin tënd gjatë ditëve të para të shtatzanisë.

Veza e fertilizuar  pas një udhëtimi të gjatë në tubin fallopian u vendos në mitër. Pas vendosjes, qelizat formojnë embrionin dhe qelizat e shtresës së jashtme  krijojnë placentën dhe lëngun amniotik, të cilat do të ushqejnë fetusin dhe ta mbrojnë atë gjatë gjithë shtatzanisë. Bebja është një topth i vogël thuajse i padukshëm i përbërë prej qindra qelizash që shumëzohen me shpejtësi.

Sapo topthi i qelizave vendoset në mitër, placenta nis të lëshojë hormonet e shtatzanisë (HCG), çka udhëzon vezoret tuaja për të ndaluar çlirimin e mëtejshëm të vezëve. Është hormoni që e bën testin e shtatzanisë… “pozitiv”

Ndërkohë, lëngu amniotik ka nisur të akumulohet rreth topthit të qelizave në zgavrën ku do të krijohet qesja amniotike. Në këtë stad, ajo merr oksigjen dhe ushqyes përmes një sistemi primitiv qarkullimi, i cili përbëhet nga  tunele të vegjël që lidhin beben në rritje me enët e gjakut të mitrës. Placenta është mjaftueshëm e zhvilluar për të marrë përsipër këtë detyrë ne javën e 4rt.  

Periodat ndalojnë. Të paturit e disa pikave gjak gjatë shtatzanisë nuk është përherë shqetësuese. Ke rrjedhje apo pika gjaku? Ngjyra është kafe e zbehtë apo e kuqe? Rrjedhja mund të jetë ose shenjë e  një problemi serioz ose diçka e vogël. Në çdo rast është mirë të këshillohesh me mjekun tënd.

Kjo javë shënon nisjen e periudhës embrionike. Tani e tutje, të gjitha organet e bebes do të nisin të zhvillohen dhe disa madje do të nisin të funksionojnë. Kështu tani bebi është shumë i ndjeshëm ndaj çdo gjëje që mund të ndikojë në zhvillimin e tij.

Hormonet kanë pushtuar trupin dhe mendjen tënde.  Mund të ndihesh e lodhur dhe e përgjumur, fryrje, përzierje, delikatesë dhe ndjesi rëndese në gjoks ose urinim të shpeshtë. Ndjesitë janë shumë dhe shpesh kontradiktore. Frikë, gëzim, emocione…..e vetmja gjë e sigurt është që vitet në vijim nuk do të kesh kohë të mërzitesh!

 

Këshillë

Menjëherë ndërprit abuzimet! Që nga momenti që mësove se testi i shtatzanisë ishte pozitiv, çdo abuzim që bën do të regjistrohet në ADN-në tënde, e me shumë mundësi dhe në AND-në e fetusit. Alkoli dhe shtatzania janë duet që nuk shkojnë. E njëjta gjë vlen dhe për duhanin. Mos merr ilaçe pa pyetur doktorin tënd dhe nuk kryen asnjë ekzaminim mjekësor që mund të jetë i dëmshëm për fetusin pa këshillën e tij. Ai do të të informojë për testet e nevojshme që duhen kryer.

Javë të mbarë... Dhe shtatzani të mbarë!