Dhoma e bebes

Si të krijosh dhomën e fëmijës!

ΠΑΙΔΙΚΟ ΔΩΜΑΤΙΟ

Mbani mend se:

  • Bebet tona janë “brumi” që ne formojmë. Ne u japim formë atyre çdo ditë duke nisur që nga dita e lindjes.
  • Me ngjyrat që zgjedhim për dhomën e bebes, ne influencojmë mendimet dhe gjendjen e tyre. Mjedisi I ndikon ata pozitivisht apo negativisht…dhe sigurisht ne zgjedhim të parët!
  • Afërsia e dhomës tënde të gjumit me atë të fëmijës është e rëndësishme, rruga më e shkurtër të shkosh tek bebja edhe me sytë mbyllur ( imagjino ato netë të vona kur bebja qan në krevatin e vet dhe shpirti yt është aty por trupi ….)
  • Dielli është mik. Orientimi i dhomës nga juglindja është zgjedhja ideale. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar ndriçimin më të mirë natyral në dhomë. Dielli sigurisht që është mik, por nuk duhet të bjerë tek krevati dhe të shqetësojë thesarin e vogël!
  • Sigurisht që nuk do të donim rryma ajri në dhomën e bebes, por duhet të ketë ajrim të mirë. Temperatura e duhur është rreth 20 – 23 gradë Celcius.
  • Nuk duam një dhomë të lagësht për beben, por duhet të rritim lagështinë në atmosfhere në mënyrë sa më natyrale të mundshme (peshqir të lagur mbi kalorifer). Shmangni paisjet per krijimin e lagështisë.
  • Brenda dhomës bebi duhet të ndihet i lirë dhe të luajë me miqtë ndërsa rritet, pa u penguar nga grumbujt e lodrave apo objekte sportive, të cilat me kalimin e kohës do të bëhen të shumta!
  • Qëllimi është të adoptojmë dhomën e tij (sa më lehtë e sa më pa shpenzime të jetë e mundur) sipas nevojave dhe personalitetit. Ëngjëlli yt i vogël ndryshon çdo ditë e në të njëjtën kohë ndryshojnë dhe nevojat e tij!
  • Do të shkaktojë shumë rrëmujë!...Vërtet, kur nis eksplorimin, ai do të shkaktojë shumë rrëmujë … kudo… duhet të krijojmë një ambient me materiale që janë jo vetëm të shëndetshme, por edhe të lehta për t’u pastruar. (dhe kjo është e vlefshme deri në pubertet. Pastaj nuk do të mundesh as të hysh në dhomë).
  • Në fillim kujdesu për gjërat themelore. Drita dhe dysheku janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e tij më tepër sesa perdet. Kështu fokusohu më shumë për këto. Të tjerat mund të ndryshohen me lehtësi. Rekomandohet që të mos shpenzoni para në materiale të shtrenjta perdesh e aksesorësh me personazhe që bebja juaj supozohet që do të dojë. Ai mund të dashurojë Spongebob Squareparts në moshën trevjeçare, por në moshën dymbëdhjetë vjeçare me zor të lahet me atë sfungjer.

Lyerja e dhomës së fëmijës

Është vërtetuar që bebet kur lindin dhe për disa ditë nuk mund të dallojnë ngjyrat, përveç atyre shumë të shndritshmeve.

Lodrat me kontraste të forta të ngjyrave, siç janë ato me vija e me kuti janë më interesante për të. Ai dallon objekte dhe fytyra në distancë rreth 20-25 cm. Por kjo faze është shumë e shkurtër. Me kohën ai do të dallojë tonalitete ngjyrash dhe me të vërtetë këto ngjyra kanë efekte pozitive tek ai. Tonalitet e bukura janë ato që rekomandohen për dhomë e bebes. Përdori ato deri në adoleshencën e tyre  derisa do të të duhet të të përdorësh të zezën fantastike! Përfito nga kjo moshë të shijosh dhomën me ngjyra të ëmbla.

Grupet e ngjyrave

Jeshile, bojëqiell dhe ngjyrat neutral e bardhë dhe gri janë ngjyra të qeta. Ato japin relaks dhe qetësi.

Ngjyrat e ngrohta provokojnë emocione të menjëhershme dhe të përziera, nga gëzimi në zhgënjim. Ato janë e verdha, e kuqja, portokallia, roza. Për më tepër e zeza dhe kafja mund të konsiderohen si ngjyra të ngrohta.

Neutrale konsiderohen ngjyrat e argjendta, të fildishta, e bardha, grija, e arta dhe bezha. Këto ngjyra bëjnë ngjyrat të dukshme dhe mund të kombinohen me lehtësi me të gjitha ngjyrat e tjera.