Ditët e para pas lindjes

Me lindjen e bebes dhe kthimin në shtëpi, e gjithë jeta jote ndryshon; ndjenjat e dashurisë do të bëhen aq të forta saqë do të ndihesh gruaja më e lumtur në botë.

ΠΡΩΤΕΣ ΜΕΡΕΣ ΜΕΤΑ ΤΟΝ ΤΟΚΕΤΟ

Shumë shpejt do ta marrësh veten nga shtatzania dhe stresi i lindjes dhe trupi yt do të kthehet në nivelet normale. Edhe nëse lind me prerje cezariane, plaga do të shërohet shumë shpejt dhe ti do të jesh gati të ndërmarrësh rolin e mrekullueshëm e unik të mamasë.

Ms u mërzit nëse përjeton disa ndryshime emocionale; ndryshimet në sistemin tënd hormonal mund të shkaktojnë pak melankoli. Përpiqu t’i mbash këto emocione nën kontroll dhe mos i lër të të mposhtin. Imagjino që kjo është plotësisht normale pas shtatzanisë dhe lindjes dhe nuk të ndodh vetëm ty, por shumicës së mamave!

Kënaqu me beben dhe mos izolo veten. Kur bebi fle përpiqu edhe ti të flesh. S’ka arsye pse të lodhesh me punë shtëpie ashtu si më parë. Të jesh e sigurt se do të kesh mirëkuptimin e partnerit tënd dhe miqve e të afërmve të tu, që do të jenë të gëzuar të të ndihmojnë.

 

Me kontributin bujar të pediatrit Z. Michalis Sarris