LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  47 cm

Pesha e bebes: 3.1 kilogramë

Dy hapa larg nga “ceremonia përmbyllëse” e shtatzanisë dhe kam frikë se ftohtësia jotë është…poshtë zeros! Përpiqu të qetësohesh, mos humb një nga momentet më të bukura të jetës sepse “nuk e di se çfarë të pret”! Po të pret bebi yt… dhe po përgatitet të takohet me ty ashtu si dhe ti! I maturuar dhe gati tani brenda ngrohtësisë së barkut tënd, po jeton rutinën e tij të përditshme dhe sapo të vendosë të takojë botën jashtë do të të lajmërojë, mos u mërzit!

38η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…Ka disa kërkime që tregojnë se koha që ne qëndrojmë në mitër është e përcaktuar deri diku nga genet tona? Thjesht ne nuk e dimë atë dhe nuk e gjejmë kurrë! Disa bebe janë më aktive dhe të paduruara, ndërsa të tjera preferojnë të jenë rehat në barkun e nënës sa më shumë të jetë e mundur. Nuk e dimë nëse kjo është një shenjë për të vijuar me të njëjtën sjellje dhe më vonë në jetë?

E vërteta është që bebja, përveç organeve të saj jetësore, zhvillon personalitetin e tij ndërsa rritet brenda teje. Që nga nisja ai mësohet me trupin tuaj, diçka që natyra njerëzore ndihmon vetë. E njëjta gjë ndodh dhe në momentin e lindjes, dhe instikti i tij të vijë në dritë aktivizohet, duke shtyrë kokën e vogël dhe trysnuar kockat përmes kanalit të ngushtë të lindjes dhe pelvisin tuaj. Një mekanizëm natyral e shtyn atë të dalë. Mrekullia e jetës…!

Por edhe ti (për më tepër nëse është shtatzania jote e parë) nuk je e mësuar me procesin. Asnjë prej nesh, nëse nuk e kemi përjetuar. Ankthi është i justifikuar por jo paniku. Sepse mërzit edhe beben, perderisa ai ndien atë që ti ndien. Përpiqu ta kontrollosh këtë ndjenjë, për ta ndihmuar të vijë në jetë i qetë. Bebja pret një përqafim të madh nga ty dhe duhet të jesh e qetë për t’ia ofruar…

Gjendja jote e mirë fizike dhe mendore, përveç ushtrimeve të relaksimit dhe frymëmarrjes së duhur që është mirë ta praktikosh këtë periudhë, duhet të ndihmohet dhe nga dietë e pasur me arra! Po arrat janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat janë të njohura për të forcuar trurin. Kështu kur ke neps mund të përgatisësh një vakt të vogël me arra të shtuara në kos ose të hash një shufër me drithëra ose një biskotë integrale me lajthi ose edhe 4-5 bajame të pakripura! Arrat specifike përmbajnë magnezium, gjithashtu shumë të nevojshme në shtatzani (dhe në përgjithësi).

Arrat janë të domosdoshme edhe në periudhën e ushqyerjes me gji. Mund t’i përdorësh në vakte të ndërmjetme, sërish si snak. Dieta jote duhet të jetë e pasur në ushqyes dhe kalori pasi qumështi i gjirit është ushqim i plotë për beben.

Këshillë

Nëse je familjare me internetin, ti e di që mund të gjesh një gamë të gjerë të kartolinave. Ka të gatshme me modele e tekste të bukura, ose dhe të thjeshta që mund t’i redaktoni më vonë. Përderisa shpenzoni pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, është një mundësi e mire të lundrosh në internet dhe të shohësh të rejat. Mund të gjesh një ide të mirë për t’ju dhënë lajmin të afërmve dhe miqve të shumëpriturën “ është djalë/ vajzë!” E lehtë, e thjeshtë dhe e përballueshme. Mblidh emailet e dërguesve që do që tani dhe shkruaj tekstin që do në kartolinë . lëre testimin ta bëjë partneri. Ai do t’ju ndihmojë me dërgimin e emaileve, ndërsa ti do të jesh e zënë duke ushqyer beben!

Javë të mbarë... dhe dërgim të këndshëm të emaileve!