LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  47 cm

Pesha e bebes: 2.95 kilogramë

Shumë shpejt bebi përfundon… ”qëndrimin” e tij në trupin tënd dhe do të dojë të shikojë çfarë ka pas kësaj! Agonia dhe numërimi mbrapsh shkojnë në maksimum! Përpiqu të shijosh netët sa më shumë të mundesh, pasi pas lindjes do të kalojë disa kohë derisa të gjesh sërish gjumë të plotë e të shlodhshëm. Koka e tij zakonisht ka flokë në këtë periudhë, por mos u çudit nëse do të jenë më pak se sa prisje. Çdo bebe ka fiziologjinë e tij!

37η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…Flokët e të porsalindurit mund të mos kenë as ngjyrën e flokëve të mamit e as të babit? Prindërit sigurisht që i kanë trashëguar genet e tyre bebes, por në të njëjtën kohë ka shumë mundësi që i kanë transmetuar gene nga gjyshi dhe gjyshja e tij. Kjo kalon kryesisht nga babi, kështu nëse të dy jeni brunë dhe shikoni flokë bjondë tek bebi, mos e shiko partnerin me dyshim! Asnjëri prej jush nuk ka faj… ndoshta është faji i geneve dhe kombinimi që ato kanë vendosur të “punojnë” në kokën e bebes! 

Gjithashtu mbaj mend që ngjyra që shikoni nuk është ngjyra përfundimtare e flokëve. Flokët e para do të “bien” dhe  folikula më të forta e të fuqishme do të nisin të dalin. Ato do të përcaktojnë ngjyrën finale shumë më vonë.

Nëse data e lindjes varet nga bebi, prit dhe shijoje atë… disa bebe nxitojnë të dalin, ndërsa të tjerët janë më dembelë. Prandaj ju nuk mund të dini cila do të jetë data. Ke një afat kohor, që mjeku e ka përcaktuar për ty. Tani nëse mjeku konsideron që bebi duhet të lindë me prerje cezariane për shkak të komplikimeve të mundshme, kjo do të thotë që ju e dini tani ditën e lindjes të përcaktuar për ju dhe kjo zakonisht  është diçka që ndodh jo më parë se java e 39-të ( nëse nuk ndodh gjë tjetër).

Le të shohim disa simptoma që çojnë në lindje:

Bebi ulet me kokën poshtë dmth merr  pozicionin final (nëse nuk e ka bërë deri tani). Pelvisi juaj mban më shumë peshë dhe ju ndieni rëndesën në pjesën e poshtme të vaginës sikur bebja “të rrëshkasë”. Mukusi vaginal merr një ngjyrë më të errët dhe bëhet më i trashë. Kontraksionet Braxton Hicks bëhen më të shpeshta ndërsa cerviksi përgatitet. Prisni dhimbje në zonën e poshtme, por ajo vjen nga shpina dhe “mbështillet” rreth belit. Po të gjitha më sipër janë shenja paralajmërimi të lindjes!

Për të kuptuar çfarë do të thonë kontraksionet që ndieni tani vini re shpeshtësinë dhe intensitetin e tyre. Nëse janë të çrregullta dhe jo ritmike, jeni thjesht në përgatitje…. Por nëse rriten me intensitet të qëndrueshëm dhe për më tepër në ritëm (çka nuk ndalon nëse ndryshon pozicion në krevat përshembull), vishu dhe hip ne makinë! Po, më parë informo mjekun tënd.

Nëse shikon pak lëng në mbathjet e tua (në sasi të madhe apo të vogël) ose nëse ke të gjitha simptomat e mësipërme, mos prit të lagesh nga lëngu amniotic. Lindja mund të ketë nisur por pa “shpërthim të ujrave”! Në këtë rast, kjo do të bëhet artificialisht nga mjeku për sigurinë tënde dhe të bebes. 

 

Këshillë

Dita e parë më beben është kur do të dalësh nga spitali…! Duhet të kujdesesh për sigurinë e tij. Nëse do të përdorini makinën të lëvizni, është e rëndësishme të keni marrë një ndenjëse për fëmijë. Është e thjeshtë të mendosh për këtë, por është e vështirë ta bësh. Monto, çmonto, lëvize, lidhe..! mos e neglizho dhe ta lësh për momentin e fundit. Tani është koha që partneri yt të kërkojë dhe të gjejë një ndenjëse makine të sigurtë, të këndshme dhe praktike të cilën duhet ta vendosë në makinë përpara se të lindësh! Shumë e rëndësishme kjo!

Javë të mbarë… dhe shijo lëvizjet!