LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  46 cm

Pesha e bebes: 2.7 kilogramë

Nga java e 36-të, ti hyn më në fund… në muajin tënd! Nga tani e tutje mund të lindësh në çdo moment. Kështu përgatit veten për aventurën më të bukur të jetës! Bebja jote gjithsesi në fund të javës do të jetë më e përgatitur të takohet me ty! Nëse ky është fëmija yt i parë, ka shumë mundësi që të ketë marrë pozicionin e duhur, dmth me kokën poshtë. Nuk ka ardhur koha të vendosësh valixhen e maternitetit afër derës kryesore? Besoj se po!

36η Εβδομάδα

A E DINIT SE ?

…Marrja e frymës që ndieni këto ditë është dhe për shkak të shtatzanisë dhe është e pritshme? Po, nëse je shtatzanë për herë të parë do të vësh re marrje fryme rreth javës së 30-të dhe është llogjike, përderisa bebi shtyp diafragmën. Ka mundësi të ndihesh kështu  deri në lindje. Gratë në shtatzani vijuese e ndiejnë atë më vonë, thuajse në të njëjtën periudhë kur nis lindja. Me zbritjen poshtë të bebes në pelvis, pjesa e poshtme e mitrës zbutet dhe pastaj merr pozicionin final me kokë poshtë. Kjo lëvizje quhet “ zbutja e kokës së fetusit” dhe kur kjo ndodh, do të çliroheni nga marrja e frymës që ju shkakton shqetësime (kështu do të keni mundësi të merrni frymë më lirisht).

Me kokën e bebit kaq poshtë, sigurisht, trysnia kalon nga pjesa e sipërme në pjesën e poshtme të trupit. Tani do të ndihesh presion vaginal. Disa gra e përshkruajnë si … mbajtja e një topi bowling në mes të këmbëve të tyre!

Mund të vësh re që kontraksionet Braxton Hicks (që përmendëm javën e kaluar) janë më të shpeshta tani. Si rregull i përgjithshëm, shtatzania është më e lehtë në muajin e fundit, pasi gjërat kanë marrë rrugën e vet. Bisedo rregullisht me mjekun dhe informoje për zhvillimet. Tani duhet të vësh re zgjatjen e  çdo kontraksioni dhe shpeshtësinë e tij. Nëse vë re diçka që ndodh më shpejt apo më ngadalë dhe më rrallë se më parë dhe përgjithësisht, nëse do të vësh re ndonjë ndryshim në kursin ditor të shtatzanisë, telefono mjekun tënd menjëherë. Mund të jetë shenjë lindjeje!

Ajo që duhet të kesh parasysh në javët e fundit, është të jesh shumë e kujdesshme kur lëviz. Edhe nëse shtatzania jote ecën normalisht dhe natyrshëm, nuk është ndonjë ide e mirë të shkosh në udhëtim (disa linja ajrore nuk do t’ju lejojnë të udhëtoni nëse nuk jeni 30 ditë para lindjes) dhe përgjigjësisht të jesh larg shtëpisë. Mos u mërzit, do të kesh mundësi të udhëtosh më vonë. Për tani çka është e rëndësishme është qëndrimi në vend familjar dhe të jesh e përgatitur për të shkuar në spital. Dhe kur themi e përgatitur të jesh plotësisht gati, me valixhe në dorë (besoj se e keni bërë gati siç thamë javën e kaluar)! Bebi mund tëvendosë të lindë ditën apo natën, sot, nesër apo pas pak ditësh. Ti nuk e di këtë, kështu mos rreziko.

 

Këshillë

Tani është momenti që partneri t’ju ndihmojë me diçka tjetër. Lëreni të bëjë një listë (në kompjuter, burrave u pëlqen kjo) të të gjithë informacionit që duhet në spital, ndërkohë që ti do të jesh …duke lindur! Nënkuptojmë gjithçka. Emrin tënd dhe të atij të plotë, numrat e identitetit dhe ato të rregjistrave, numrat e sigurimit dhe detajet (nëse ka), telefona emergjence dhe telefona të të afërmve tuaj, detajet e doktorit dhe të mamisë, madje dhe detajet e kontaktit të pediatrit (nëse nuk ka tjetër prezent). Përfundimisht ai duhet të shkruajë aspektet e rëndësishme të shtatzanisë, siç janë testet që janë bërë, nëse ka patur ndonjë komplikacion  dhe çfarë trajtimi u ndoq, këshillat e fundit të doktorit, ndonjë trajtim me medikamente dhe sigurisht ndonjë alergji.

Javë të mbarë…dhe argëtohu me listën!