LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 45 cm

Pesha e bebes: 2.5 kilogramë

Mama e dashur, është koha (dhe java) për të të thëne se bebja jote është zhvilluar  për funkisionet bazë dhe tani thjesht merr peshë. Një substancë në ngjyrë jeshile të errët vihet re në zorrë dhe quhet “mekonium” dhe është kryesisht mbetje të grumbulluara nga mëlçia dhe zorrët gjatë kësaj periudhe. Veshkat dhe mëlçia janë zhvilluar plotësisht dhe mund të përpunojnë disa substanca. Mjeku është miku ynë dhe do të shkojmë atje një herë në javë!

35η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…Në këtë stad të shtatzanisë të gjitha bebet kanë sy bojëqielli? Sigurisht! Ngjyra e syve do të kompletohet pak javë pas lindjes. Irisi i syrit kërkon dritë për …të vendosur çfarë ngjyre të zgjedhë për beben  tënde! Kështu deri në përfundimin e procesit të pigmentit të irisit, ndoshta e gjithë familja do të çuditet ( nëse askush nga ju nuk i ka) nga i mori sytë bojëqielli. Nga natyra është përgjigja! Prit pak dhe do të shohësh!

Barku yt është shtëpia e një bebeje rreth 2.5kg, i cili është i mbledhur brenda qeses amniotike dhe shtyn organet e brendshme, majtas e djathtas. Ka mundësi të ndihesh rehat? Sigurisht që jo… Për të kuptuar “udhëtimin” që organet tuaja bëjnë në nisje të shtatzanisë, mitra jote ishte e “fshehur” poshtë në pelvisin tënd dhe tani është… poshtë brinjëve! Grumbullim, shqetësime gastri intestinale, gjithçka është rrëmujë brenda trupit tënd, pa e kuptuar ti plotësisht. Trupi yt po përgatitet për ditën e madhe… 

Le të shohim detajet mjekësore tani. Ndonjëherë kjo javë dhe deri në javën e 37-të, ti do të duhet të bësh egzaminim vaginal dhe rektal, në mënyrë që mjeku të kontrollojë nëse ka prezence të bakterieve të quajtur Streptokoku i grupit  B (GSB). Egzaminimi është i thjeshtë dhe bëhet duke përdorur pambuk dhe kështu nuk do të ndiesh shqetësime. GSB zakonisht nuk shkakton probleme tek të rriturit, por gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë komplikacione të rënda për nënën dhe fëmijën gjatë lindjes siç është pneumonia, menengiti ose infeksioni në gjak. Mos prit të shikosh simptoma, përderisa ti nuk e di nëse je mbartëse. Satistikisht, ajo ndodh në 10-30 % të grave shtatzana. Lajmi i mirë është se ajo trajtohet me antibiotik që do t’ju japë mjeku kështu që redukton së tepërmi rrezikun e mbartjes tek fëmija. Kështu çdo gjë është në rregull.

Si mendon për të lindur në ujë? Është një zgjedhje e bërë nga shumë nëna në vitet e fundit pasi ka shumë avantazhe. Ekspertët thonë se kjo lloj lindjeje lehtëson së tepërmi dhimbjet për shkak të pluskimit në ujë çka mundëson shpinën tënde të mos “ngrejë” peshën e gjithë trupit vetë, ndërsa në të njëjtën kohë është një mënyrë e sigurtë (supozohet të mos ketë komplikacione deri tani), që mundëson që bebi të ketë kalim sa më të lehtë nga “notimi”në lëngun amniotik në…”notimin” në ujë! Nëse e konsideron këtë opsion mos u sorrollat por informohu menjëherë për këtë nga mjeku yt.

Këshillë

Një ide e mirë tani që po shpenzon shumë orë në shtëpi është të krijosh albumin e parë të fotove të bebes. Të vendosësh cilat foto? Por sigurisht që me ultra sound që keni mbledhur gjatë gjithë këtyre javëve! Vendos në tavolinë fotot e tua që nga nisja e shtatzanisë dhe vendosi ato në rregull. Nga muaji i parë deri tani. Mund të vendosësh në krah të çdo faqeje ultrasound-in përkatës të çdo muaji. Një ditë do t’i tregosh vogëlushit tënd si nisi çdo gjë…

Javë të mbarë… dhe shijo albumin e fotove!