- Shtëpia
- SHTATZANIA
- Kalendari i shtatzanisë
Java 34

A E DINIT SE?
…pikat e kuqe që vure re në bark (ose në kofshë e vithe) që të kruhen, janë shenja të një gjendjeje të vështirë (por të pa dëmshme), të quajtur “purigo e shtatzanisë”? Problemet me lëkurën janë të zakonshme në shtatzani. Purigo e shtatzanisë është ndoshta një kombinim i kruarjes dhe diatezës atopike në gratë shtatzana dhe ndodh në rreth 20% të tyre (dmth, rreth 1 në 300 gra shtatzana). Simptomat mund të vijojnë deri në 3 muaj pas lindjes. Trajtimi i zakonshëm është krem për zonën me problem, sigurisht nëse mjeku e lejon.
Dhe me gjithë këto, dita e madhe është vetëm pak javë larg! Do të ishte mirë të bisedonit me mjekun për spitalin që ai bashkëpunon, ta vizitoje atë në mënyrë që të ishe më familjare me zonën dhe sigurisht, të bisedosh me të për pjesën financiare të lindjes.
Gjithashtu mendo dhe për preferencat e mënyrën që do të lindësh, gjithsesi duhet të kesh parasysh që vendimi yt mund të ndryshojë në fund. Bisedo me mjekun për opsionet e mundshme dhe shiko të mirat dhe të këqijat e secilës metodë. Në çdo rast (dhe nëse nuk ka arsye mjekësore që detyron metoda të veçanta), zgjedhja është e juaja!
Mund të të themi se zakonisht lindja e zakonshme përmes vaginës është më e dhimbshme gjatë gjithë zgjatjes së saj (ti e përjeton çdo gjë me intensitet, nëse nuk merr epidural), por sistemi yt në këtë rast rikuperohet shumë shpejt (trupi ynë është i ndërtuar kështu nga natyra) dhe është edhe më ekonomike. Lindja cezariane nuk ka dhimbje kur je në dhomën e lindjes (qoftë me anestezi të plotë apo me epidural), por rikuperimi është më i vështirë, ti kalon më shumë ditë në spital dhe kosto është më e lartë.
Për të pasur vëmendje të plotë tek bebi i porsalindur duhet të lesh pas dore disa punë shtëpie, të paktën në mënyrën që i bënit deri tani. Kështu bëje jetën më të lehtë! Merr produktet e nevojshme që mund të mbahen në dollap siç janë ushqimet e konservuara, paketime të mëdha, makarona, oriz etj, madje dhe detergjentë dhe produkte të tjera pastrimi për shtëpinë. Merr disa më shumë, në mënyrë që të mos mbetesh në momentin e fundit (nuk do të kesh kohën që ke tani). Një ide! Mund të gatuash disa gjellë ose të përgatisësh porcione të mishit dhe peshkut (të pastruar, të larë dhe të prerë në porcione) dhe vendosi në ngrirje deri sa të vijë koha t’i gatuash.
Javë të këndshme… dhe argëtohu me magazinimin!