LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  42 cm

Pesha e bebes: 1.8 kilogramë

Java e 32-të dhe është koha të përgatitesh për detyrat e mamit! Bebja është formuar plotësisht. Mushkëritë dhe sistemi tretës vijojnë të rriten, por do të finalizohen në javët në vijim, gjuajtjet janë edhe më të forta. Oh ! Tani është mjaft i madh për të zënë shumë vend në mitër. Mund të marrësh rreth 0.5kg në javë nga të cilat ¼ shkon drejt e tek bebja. Tani ka thonj në duart e këmbët e vockla dhe pak më shumë  flokë. 

32η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…me qëllim që gjaku të përballojë nevojat në rritje të tuat dhe të bebit, volumi i tij është rritur me 40-50% që kur mbetët shtatzanë? Po natyra e çdo femre siguron dhe kontribuon në këtë rast për ndihmën për një shtatzani të shëndetshme nga A në Zh! Nuk po e ndien tashmë mrekullinë brenda teje?

Paqëndrueshmëria u shtua për më tepër. Është e arsyeshme përderisa ke marrë peshë dhe qendra e mesit tënd ka ndryshuar  dhe bebi lëviz gjatë gjithë kohës. Do të kalojë dhe kjo. Thjesht kujdes kur ulesh, kur ngrihesh, kur mban gjëra, kur bën banjë, kur del për shëtitje… përgjithësisht ki kujdes në gjithçka që bën. Lodhja gjithashtu shtohet nga puna e vazhdueshme e trupit tënd, por nuk dorëzohesh!… ha mirë, rregullisht dhe shëndetshëm. Pi ujë, shtrihu në krahun e majtë, ec ngadalë dhe mendo pozitivisht!

Tani shkon tek mjeku çdo 15 ditë. Dhe këtë javë të pret dhe një ultrasound tjetër, i njohur si Doppleri vessel, të cilin duhet ta bësh në qendër të specilizuar. Ky test i veçantë kontrollon qarkullimin e gjakut në kordonin umbilikal dhe dy arteriet  e mitrës për të përcaktuar nëse placenta ushqehet siç duhet.

Tani që je vetëm ti dhe bebi i palindur ende ( dhe partneri sigurisht), përpiqu të “mbledhësh” sa më shumë gjumë të jetë e mundur, pasi netët pa gjumë nuk janë shumë larg. Kjo është një dhuratë që do të të sjellë bebja jote. E di që nuk është e lehtë të flesh mirë kur ndien marrje fryme dhe djegie stomaku. Këshillë: mos ha shumë kur do të shkosh për të fjetur! Dhe përpiqu të gjesh një zgjidhje duke përdorur… një jastëk si aleatin tënd. Lart, poshtë, mbrapa… do të gjesh një pozicion të rehatshëm, kështu që mund të mbyllësh sytë më e relaksuar. Dhe partneri mund të të ndihmojë me një masazh në  shpinë.

Dhe përderisa përmendëm partnerin, ke menduar nëse do që ai të jetë prezent gjatë lindjes? Vendimi është i yti, pasi lindja e fëmijës është një eksperiencë shumë personale. Shumë gra ndihen të sigurta të kenë partnerin pranë tyre dhe preferojnë të shikojnë fytyra familjare rreth tyre në këtë kohë, ndërsa të tjera e konsiderojnë prezencën e partnerit në dhomë si diçka të papërshtatshme e stresuese. Gjithsesi është koha për të menduar për të dhe ta diskutosh me të. Dëgjo dhe mendimin e tij dhe merrni një vendim.

 

Këshillë

Kjo është java e duhur të bëni një listë për të afërmit, miqtë dhe të njohurit të cilët kanë dëshirë (dhe munden) t’ju ndihmojnë kur të vijë moment i madh. Krijo një listë me emrat e tyre dhe shkruaj në krah të gjithsecilit për çfarë mund të të ndihmojnë. Shkruaj telefonat dhe adresat për t’i pasur më kollaj. Pastaj lajmërojini që do të keni nevojë për ta për gjëra specifike. Mos harro t’i falënderosh për qëllimet e mira që kanë (edhe pse në fund nuk do të jenë në gjendje të të ndihmojnë kur të vijë moment; mendimi ka vlerë)!  

Javë të mbarë… dhe shijo bërjen e listave!