LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  38 cm

Pesha e bebes: 1.2 kilogramë

Ke arritur në javën e 30-të, pak më shumë durim dhe do të mbash në krahë beben tënde! Lëkura e tij tani është e lëmuar dhe ngjyrë rozë. Dhjami nën lëkurën e bebit e ndihmon atë të rregullojë temperaturën e trupit. Të parët vazhdon të zhvillohet edhe pse ai do të mbajë sytë e tij të mbyllur pas lindjes për disa kohë gjatë ditës. Kur t’i hapë, do t’i korrespondojë ndryshimeve në dritë por që do të ketë pamje 20/400 që do të thotë se mund të shikojë objekte që janë vetëm pak centimetra larg fytyrës së tij. (Pamja normale e një të rrituri është 20/20). Për shumë muaj placenta e furnizon beben me të gjithë ushqyesit e domosdoshëm përmes kordonit umbilikal. Prodhimi kryesor i rruazave të kuqe të gjakut ndodh tani nga palca kurrizore. Kur bebi të vijë në jetë ai do të jetë i pavarur, përderisa qelizat e gjakut do të transportojnë oksigjenin që nevojitet përmes qarkullimit të gjakut.  

30η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…deri sa të lindësh duhet të mësosh të jetosh me kruarjet që ndien në bark? Është e mirënjohura kruarje e muajit të shtatë! Mitra është rritur dhe ka arritur pak centimetra poshtë kërthizës. Lëkura është tendosur për së mbari dhe ajo “tërheq”! Plotësisht normale… përpiqu të mos kruash barkun dhe të përkeqësosh kruarjen! Bëj një banjë me ujë të vakët me vajra esencialë dhe përdor krem trupi me vitaminë E për hidratim të plotë dhe ushqim të pjesshëm në atë zonë. Kruarja mund të zgjerohet edhe në krahë dhe në kofshë gjithashtu dhe madje edhe mes gishtave. Apliko krem hidratues dhe përpiqu të relaksohesh, të ndihmon!

Gjumi do të ndikohet edhe gjatë kësaj jave. Është shumë e zakonshme të kesh pagjumësi. Dhe kjo për shkak të urinimit të shpeshtë. Mitra shtyp fshikëzën e urinës dhe... duhet të shkosh menjëherë! Ajo që mund të bësh është të përpiqesh të pish sasinë ditore të lëngjeve që ju duhen deri në orën 8-9 në mbrëmje, duke shmangur  pijet e ëmbla siç janë çajrat. Do të kalojë, do të vijë një javë që do të flesh, mos u mërzit! Pozicioni që do të zgjedhësh do të të ndihmojë të flesh mirë. Prefero krahun e majtë, pasi do të ndihesh më i çliruar, përsa kohë që ka presion në venat e barkut. Gjithashtu mund të jetë që diafragma është në një pozicion më të mirë dhe mund të marrësh frymë më lehtë.

Luhatjet emocionale këtë javë janë të shumta ashtu si dhe hormone! Është normale të shqetësohesh kaq shumë për lindjen dhe për çfarë do të vijë më vonë… Të gjitha nënat e reja ndihen kështu. Nëse vë re gjithsesi që ndjenjat e tua po bëhen edhe më të forta dhe ke tendencë për depresion, fol menjëherë me mjekun. Të njëjtën gjë bëj edhe nëse partneri yt thotë kështu. Besojini një opinioni tjetër (shumë të dashur për ju) i cili jeton me ju çdo ditë… është për të mirën tuaj.

 

Këshillë

Është shumë interesante të nxjerrësh për shopping vëllain e madh, me synimin për të marrë një dhuratë mirëseardhjeje për pjesëtarin e ri të familjes! Lini fëmijën të zgjedhë çfarë dhurate do të marrë, nëse do të jetë lodër apo rroba dhe drejtoju dyqanit të duhur. Aty do të gjesh një sërë artikujsh, kështu jepi mundësinë të shikojë dhe të zgjedhë atë që është më interesante për të! Kjo do të jetë dhuratë që do t’ia jape bebes ditën që do të takohen dhe do të njihen për here të parë… mos harro që të blesh tani një dhuratë për shpërblim, diçka simbolike në mënyrë që të mos bëhet xheloze, nga nëna për fëmijën më të madh…

Javë të mbarë... dhe shijo marrjen e dhuratave!