LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  35 cm

Pesha e bebes: 1.1 kilogramë

Urime! Semestri i tretë dhe i fundit nis këtë javë! Mos neglizho veten. Vish rroba të bukura shtatzanie, këpucë të rehatshme, kujdesu për lëkurën. Flokët e tu janë në formën më të mirë. Dukesh e mrekullueshme! Askush nuk do të ketë lindje të parakohshmë, kështu që ji shumë e kujdesshme gjatë kësaj periudhe. Ndoshta duhet ta dish që bebi tani është më i forte se kurrë, nëse lind parakohe, ka shumë shanse për të jetuar.

Me zhvillimin e të parit, ai mund të shikojë dritën që filtrohet përmes barkut tënd. Ai po zhvillon biliona neurone në tru dhe shton dhjamë në trupin e tij të vogël, sepse po bëhet gati për jetën në botën jashtë.

28η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…impulsi që keni shpesh kur shtriheni në darkë për lëvizjen e këmbës ka një emër? Po ka një emër, quhet “sindroma e këmbës që nuk pushon” (RLS) dhe shumë gra shtatzana e përjetojnë këtë! Ndoshta ke ndjesinë e njohur  të “therrjes”, mpirje,  sëmbim dhe ndonjëherë edhe  dhimbje. Simptomat variojnë sipas rastit, por rezultati është i njëtë si në të gjitha rastet. Çregullim i origjinës, zgjatja po cilësia e të fjeturit. Në fjalë të tjera? Nuk të le të flesh pak! Mjeku nuk mund të bëjë dhe aq shumë gjatë shtatzanisë, përveçse të rekomandojë trajtim konservativ paliativ siç janë ushtrimet dhe tërheqjet e këmbëve.    

Ndërmjet javës 28 e 36, do të të duhet të shkosh tek mjeku çdo 2 javë. Një muaj përpara datës së lindjes vizitat do të shkojnë në një here në javë. Në varësi të progresit të shtatzanisë dhe faktorëve të riskut mjeku mund të të rekomandojë të përsëritësh një analizë gjaku për HIV si dhe për sifiliz, klamidia dhe gonorrhea. Gjithashtu nëse në gjak janë vënë re nivele të larta të sheqerit, duhet të bësh një test tolerance për glukozën (3 orë). Përpos kësaj ai do t’ju ekzaminojë për shenja të mundshme të preeklamsisë, infeksione të traktit urinar dhe do të bëjë edhe një kontroll të përgjithshëm gjinekologjik të cerviksit.

Në këtë faze mbështetja psikologjike që merrni nga mjeku dhe stafi I tij është shumë e rëndësishme. Bisedo me të për si ndiheni, si ai e vlerëson zhvillimin e shtatzanisë tënde, sit ë mirëprisni pjesëtarin e ri të familjes, madje dhe për marrëdhënie seksuale me partnerin tënd. Ka mundësi të ndjesh ankth, frikë për të panjohurën, madje dhe melankoli të paspjegueshme, mos u frikëso të shprehësh ndjenjat e tua tek mjeku. Mëso nga ai për bebin, si është, sa peshon dhe cfarë mase ka, si lëviz dhe cfarë pozicioni ka marrë, madje dhe cfarë ai mund të kuptojë dhe të ndiejë. Tani e tutje mund të të kërkohet të numërosh lëvizjet e bebit në shtëpi në mënyrë që të mësohesh me këtë dhe të kesh mundësi të dallosh nëse diçka nuk shkon.

Këshillë

Këtë javë mund të zgjedhësh një pediatër për beben! Mblidh emra, numra telefoni dhe adresa të pediatërve nga miqtë e tu, të afërmit, por edhe nga mjeku yt. Kriteri kryesor që duhet të ketë pediatri që do të zgjedhësh, përfshi pranimin e siguracionit tënd, është disponueshmëria dhe puna gjatë orareve që të përshtaten më mirë, por edhe të ketë një vend që mund të shkosh lehtë me fëmijën. Po sikur të linit takimin e parë me të për tu njohur?

Javë të mbarë… dhe bëni zgjedhje të mira!