LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  34 cm

Pesha e bebes: 1 kilogramë (ose pak më shumë)

Bebi është bërë 1… kilogramë! Mund të festosh me të, ai të ndjen! Tani ai fle dhe zgjohet në intervale të rregullta, duke hapur e mbyllur sytë dhe thithur gishtat. Ndërsa ditët kalojnë dhe ti po hyn në tremujorin e fundit të shtatzanisë, bebi zë gjithnjë e më shumë hapësirë në bark. Truri i tij është shumë aktiv. Ai ka gjithashtu lëvizshmëri të lartë, diçka e pritshme dhe e shëndetshme. Megjithëse mushkëritë janë ende të pa zhvilluara mirë, nëse mendojmë se mund të lindte tani, ato mund të funksionojnë deri diku!

27η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…specat e kuq përmbajnë pothuajse dyfishin e vitaminës C të një portokalli? Kështu shkoni tek shitësi i frutaperimeve dhe furnizohuni mirë me speca të kuq e përdori ato në dietën tënde së bashku me fruta dhe perime të tjera. Mund t’i konsumosh të gjalla në sallatë apo dhe të pjekura, apo të ziera në salca. Zakonisht perimet e gjalla “mbajnë” ushqyesit më të mirë krahasuar me ato të gatuarat. Në anën tjetër, të gatuarat  treten më lehtë. Provo mënyra të ndryshme dhe me siguri do të gjesh atë që të pëlqen!

Tremujori i tretë mbaron, por disa simptoma të reja do të shfaqen. Mitra ushtron presion në venat që transportojnë gjak nga këmbët tek zemra, por edhe në nervat e trupit. Dhe kjo shkakton… ngërçe në pulpë! Përpiqu të shtrish këmbën përpara pastaj përkul gishtat pak më përpara; është shumë qetësuese! Nuk të gënjejmë, ngërçet mund të bëhen edhe më të forta në javët në vijim. Ndoshta më të shpeshta gjatë natës dhe gjatë ditës do të ketë momente që do të ndiesh ngërçet … duke ardhur. Ndoshta mund ta shfrytëzosh këtë situatë për të shijuar një masazh të mirë nga partneri kur kjo të ndodhë? 

Në fund kemi lënë diçka shumë serioze  të cilës duhet t’i kushtosh vëmendje maksimale. Me gjithë këto dhimbje të vogla që ke, të gjitha këto të çuditshme dhe të panjohura, emocionet që ti përjeton, shumë herë  mund të jesh konfuze për nëse ajo që ndien në atë moment është normale apo jo. 

Prandaj po të japim disa të dhëna në mënyrë që kur të përballesh me simptomat e mësipërme, mund të mos i anashkalosh, por të informosh menjëherë mjekun. Në varësi të historikut tënd shëndetësor, gjendjen e shtatzanisë deri tani dhe javën e shtatzanisë në të cilën je, ato mund të konsiderohen si urgjente.

Ja disa prej tyre...

Nëse vë re/ ndien përpara javës së 37-të të shtatzanisë: trysni në pelvis (një ndjesi sikur fëmija shtyhet poshtë), ngërçe apo dhimbje barku si të periodave apo më shumë se 4 kontraksione në një orë, rrjedhje të shtuar vaginale, njolla gjaku apo mukozë të errët.

Nëse në çdo kohë gjatë shtatzanisë, ti vë re: fëmijën të lëvizë apo të gjuajë më pak se zakonisht, dhimbje barku të vazhdueshme, ndjesi djegieje gjatë urinimit, vjellje të vazhdueshme shoqëruar me ethe dhe të dridhura, shikim jo i qartë, apo ‘të shikosh me miza”, mpirje dhe vështirësi në të folur, enjtje të madhe rreth syve, marrje peshe shumë shpejt ( më shumë se 8 kilogramë në javë), gjymtyrë të enjtura jo njëtrajtësisht, nuk mbushesh me frymë, diarre që zgjat më shumë se 24 orë, kruajrje në të gjithë trupin.

Ndoshta disa prej këtyre simptomave tregojnë infeksion të thjeshtë viral, por si mund të sigurohesh? Mos u tremb të flasësh me mjekun tënd, ai di më mirë dhe nëse nuk është diçka serioze, ai do t’ju sigurojë.

Këshillë

Është koha për të menduar nëse dhe ku mund të ndjekësh kurse për lindje pa dhimbje. Këto “kurse” do të të ndihmojnë për tu përgatitur më mirë për lindjen e bebes, kujdesin ndaj tij dhe ushqimin. Përtej ushtrimeve relaksuese që do të jenë ndihmuese gjatë lindjes, ato do të të mësojnë edhe përgjigjet e shumë pyetjeve siç janë çfarë ndodh gjatë lindjes, si të mbash higjenë maksimale pas lindjes, si të menaxhosh emocionet e forta herën e parë pas lindjes dhe më shumë! Pyet mjekun, ai do të të jape udhëzime si të procedosh.

Javë të mbarë… dhe shijo kurset!