LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 24 – 29 cm

Pesha e bebes: 455 gramë

Mirë, tani mund të ndezësh radion dhe të kërcesh e këndosh! Bebi tani mund të ndiejë kërcimin tënd. Mund ta “shikosh” tani të lëvizë ngadalë poshtë rrobave. Enët e gjakut në mushkëri janë në përgatitje për të marrë frymë dhe tani mësohet dhe me zhurmat siç janë qentë që lehin apo dhe zhurma e fshesës me korrent, kështu që ato nuk e shqetësojnë kur i dëgjon.   

23η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…në këtë periudhë mund të vendosësh nëse doni të mbani qelizat staminale të bebes për përdorim mjekësor në të ardhmen? E kemi fjalën për qelizat staminale nga gjaku i kordonit umbilikal, i cili është burim i pasur i qelizave staminale psh përbërësit e gjakut dhe të sistemit imunitar. Këto qeliza mblidhen pas lindjes, kalohen në ngrirje dhe ruhen në bankat e qelizave staminale, në rast se fëmija (larg qoftë) mund të ketë nevojë t’i përdorë ato në të ardhmen për të trajtuar disa sëmundje si Leucemia dhe anemi e deformimit te rruazave të kuqe. 

Në vazhdën e eksperimenteve të fundit tek kafshët, shumë studiues vërtetojnë se gjaku i kordonit umbilikal mund të përdoret në të ardhme të trajtojë dhe diabetin, dëmtime të shtyllës kurrizore, goditjet në zemër dhe sëmundje serioze neurologjike. Përjashtohen sëmundje me bazë gjenetike që mund të zhvillohen më vonë tek individi, pasi përdorimi i qelizave të veta nuk konsiderohet si trajtim adekuat. Megjithatë është e mundur të përdoren nga pjesëtarë të tjerë të familjes, si vëllai apo motra, ku ka disa mundësi për kombinim të indeve.

Deklarimet e para të mjekësisë janë optimiste dhe shpresëdhënëse, megjithëse studimet po vijojnë ende. Ruajtja e qelizave staminale në banka private është proces i kushtueshëm, por ka shumë prindër që besojnë se kjo ia vlen. Në çdo rast, merr informacion nga mjeku për bankat publike apo private të qelizave staminale si dhe nga nëna në rrethin tënd përpara se të vendosni.

Mund të vëresh që kyçet e këmbëve dhe këmbët nisin të enjten pak në javët në vijim, veçanërish t në fund të ditës apo gjatë verës. Sigurisht që ka mbajtje të lëngjeve në trup, të cilat do të eleminohen pas lindjes së bebit. Atëherë do të shikoni që djersitja dhe urinimi do të bëhen më të shpeshta. Përpiquni të ushtroheni, por edhe shlodhni këmbët për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Kërkoni në treg për çorape të posaçme dhe mos harro të veshësh këpucë të rehatshme dhe të qëndrueshme!

Enjtja e këmbëve nuk duhet të të pengojë nga konsumi i sasisë së ujit që të duhet çdo ditë, sepse trupi ka nevojë të jetë gjithmonë i hidratuar. E ashtuquajtura “edemë” në ekstremet e poshtme që mund të jetë krijuar nga mbajtja e ujit është normale deri diku. Nëse vë re fryrje të tepërt apo enjtje të papritur të këmbëve, telefono mjekun menjëherë, pasi mund te jetë simptomë e një gjendjeje serioze të quajtur “eklampsi” që vendos beben në rrezik.

 

Këshillë

Ndërsa afrohesh më pranë lindjes është e natyrshme të mendosh se ç’do të ndodhë më tej! Dhe kur themi më tej, nënkuptojmë më tej në të ardhmen e largët, si  për shembull si do të kujdesesh për beben në shtëpi. Vetem apo bashkë me partnerin?  Do t’ju ndihmojnë prindërit? Apo do të zgjidhni dado? Apo dhe një qendër kujdesi për bebe?  Ka shumë mundësi, secila me pozitivet dhe negativet e veta. Hidh një sy në internet, por pjesa më e madhe pyesin dhe nëna të tjera se çfarë bënë ato në këtë periudhë?  Jemi të sigurtë që do të marrësh vendimin më të mirë! Por fillo përgatitjet që tani!

Javë të mbarë… dhe bëni zgjedhje të mira!