LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  24 cm

Pesha e bebes: 350 gramë

Java 22 dhe një person i vogël nis të shfaqet në barkun tënd! Buzët, kapakët e syve dhe vetullat bëhen edhe më të dallueshme, si dhe dhëmbët përmes mishrave të tyre. Janë formuar sytë, por jo ngjyra e tyre. Pushi që mbulon trupin dhe rrudhat e thella të lëkurës së bebit tani dallohet, por që do të largohet gradualisht me marrjen e peshës. Pankreasi po rritet gjithashtu. Çfarë është e rëndësishme tani, është të shkosh tek mjeku rregullisht në mënyrë që ai të monitorojë rritjen e bebes.

22η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…Flokët janë më të trashë gjatë shatzanisë? Në fakt nuk është se rriten flokë të rinj, por bien më pak gjatë shtatzanisë (të paktën një lajm qetësues, krahasuar me fryrjen e simptoma të tjera), kështu rezultati është flokë të shëndetshëm plot shkëlqim! Nëse gjithmonë dëshiroje shumë flokë, tani mund ta shijosh. Nëse ke patur edhe më parë flokë të dendur dhe tani i ndieni të thatë e të ngatërruar, mund të përdorësh trajtime (nga përbërës natyralë të rekomandojmë siç janë vaji i ullirit dhe mjalti e në disa raste edhe vezët, nëse nuk ke alergji), por gjithashtu mund të shkosh edhe në parukeri për të prerë flokët në mënyrën që të shkon dhe të shërben .   

Sigurisht hormonet e rritura të njohura si androgjene, mund të shkaktojnë rritje të tepërt të qimeve. Mos u shqetëso nëse shikon disa qime aty këtu në mjekër, në bark, apo në kurriz. Mund t’i heqësh me pak dyllë (të testuar kundër alergjive) në fytyrë dhe në trup. Pas lindjes zakonisht ato shkojnë përsëri në gjendjen e mëparshme.

Do të vëresh gjithashtu një ndryshim në pëbërjen e thonjve! Në disa raste ato bëhen më të fortë, ndërsa në disa të tjera më delikate. Kujtohu të vendosësh hidratant në duar për t’i mbrojtur dhe përdor doreza kur pastron shtëpinë. Shmang shkëlqyesin e thonjve dhe forcuesit e tyre, sepse ato mund të përmbajnë pigmente që ndikojnë në shtatzani.

Sigurisht që do të shikosh kokat e gjoksit të bëhen më të mëdha dhe më të errëta në ngjyrë. Ka shumë ndjeshmëri rreth kokave të gjoksit pasi gjoksi fryhet dhe rritet me rreth dy masa. Çfarë mund të bësh? Asgjë! Përjeto dhe shijo kohën kur trupi yt po ndryshon në mëyrë që të presë dhe të kujdeset për dhuratën më të madhe të jetës tënde, beben tënde!

Mund të vësh re shenja tërheqjeje në bark, në vithe, në kofshë apo në gjoks, ato janë vija të vogla ndryshe nga lëkura, në një ngjyrë që varion nga rozë në kafe të errët (në varësi të ngjyrës normale të lëkurës suaj). Trashëgimia është pjesërisht  përgjegjëse për elasticitetin natyral të lëkurës, por këto shenja do të nisin të zhduken për 6 deri 12 muaj pas lindjes. Përdorimi Ii kremrave nuk garanton që këto shenja do të eleminohen, por është mirë të hidratosh lëkurën tënde në mënyrë që të reduktosh simptomat e kruajtjes të shkaktuara nga shenjat.

 

Këshillë

Mirëqenia vjen nga brenda…! Në gjysmën e shtatzanisë, shpërble veten me masazh qetësues para lindjes apo dhe me aromaterapi në shtëpi. Materialet prej sateni ndihmojnë me harmoninë. Tërhiq edhe partnerin të luani e relaksoheni së bashku, si të vizitonit një spa! Vetëm tani mund të jeni në gjendje të krijoni kushtet e duhura në shtëpi!

Javë të këndshme… dhe shijo!