LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 12-14 cm

Pesha e bebes: 200 gramë

Zhvillimi i peshës së bebes është mahnitës, po aq mahnitës është dhe zhvillimi i “5 shqisave”! Truri krijon zonat e specializuara për nuhatjen, shijen, dëgjimin, të parët dhe të prekurit. Studimet tregojnë se bebi tani mund të dëgjojë zërin tënd, kështu mos ji e ndrojtur t’i lexosh me zë të lartë, t’i flasësh  apo t’i këndosh. Duart dhe këmbët janë tani në proporcion të drejtë me njëra-tjetrën, po ashtu dhe pjesa tjetër e trupit, ndërsa shfaqet në lëkurën e tij një substancë që ngjit, e ashtuquajtura “sebum” e cila shërben për të mbrojtur lëkurën.  

19η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

...pëllëmbët e duarve të tua mund të jenë më të kuqe tani? Nëse po, duhet ta dish që fajin e kanë estrogenet e tepërta! A ke disa njolla të errëta në lëkurë mbi buzë, në mollëza apo në ballë? Është efekti i rritjes së përkohshme në pigmentin e lëkurës dhe është e njohur si “maska e shtatzanisë”. Pak make up mund të bëjë çudira, thuajse t’i bëjë të padukshme! Mos e konsidero si të çuditshme që piklat mund të bëhen më të dukshme apo dhe që një vijë e zezë është shfaqur nga kërthiza drejt kockës pubike. Ëshë e ashtuquajtura “vija e zezë” (ose Linea negra). Pas lindjes, këto simptoma do të zhduken, por deri atëherë duhet të jesh e kujdesshme me ekspozimin në diell, gjithmonë vendos krem mbrojtës për fytyrën dhe trupin me mbrojtje UVA dhe UVB dhe SPF 30 e më shumë, si dhe kapele dhe syze dielli me mbrojtjen e duhur.

Pesha jote tani do të rritet dhe më shpejt. Mund të ndiesh dhimbje në fund të barkut, në shpinë apo tek brinjët, veçanërisht në fund të një dite të lodhshme. Ka shumë mundësi që kjo të jetë për shkak të tërheqjeve të ligamenteve që mbështesin mitrën. Kjo nuk është shumë shqetësuese, por nëse vëreni që dhimbja vijon apo vjen duke u rritur, inform  menjëherë mjekun. Gjithashtu një jastëk ngrohës dhe pak masazh në muskuj nga partneri është ide e mirë për t’u relaksuar… si muskujt dhe ti!

Një ushtrim i mirë për shpinën është: rehatohu në një karrige apo dhe në dysheme me këmbët e shtira përpara. Ul me ngadalë dhe qëndrueshëm kokën drejt gjunjëve  dhe përpiqu të prekësh majat e këmbëve sa më shumë të mundësh (mos u sforco). Çohu me ngadalë në pozicionin fillestar. Përsërite disa herë dhe mund të vini re që dhimbja të qetësohet.

Nëse mban binjakë, duhet të jesh dyfish e kujdesshme, veçanërisht në jetën e përditshme dhe në mënyrën që lëviz, pasi pesha rritet edhe më tepër dhe ngarkon trupin tënd… me dyfishin.

Edhe nëse ke vënë re ndonjë problem me hemorroidet, njofto mjekun, por duhet ta dini që kjo është e zakonshme në shtatzani. Përpiqu të marrësh vitaminë E; thuhet që ndihmon shumë!

 

Këshillë

Flit me beben! Është mënyrë shumë e mirë të nisësh në thelb procesin e lidhjes. Do të ishte mirë në vende familjare ku njerëzit të mos mendojnë që ju flisni me vete, lexoni me zë të lartë nga revista apo dhe gazeta, ndonjë pasazh nga librat e fëmijëve. Kërkime të veçanta kanë treguar që ky proces ndihmon në zhvillimin e aftësive gjuhësore të fëmijës në fazat e mëvonshme. Gjej pra mesazhe optimiste dhe të gëzueshme, madje dhe ndonjë mendim apo dëshirë tënden dhe transferoja atë bebes. Flit për ëndrrat që ke për të…

Javë të mbarë… dhe shijo leximin!