LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  12 cm

Pesha e bebes: 150 gramë

Java e 18-të dhe si ‘fluturat” në stomak kur bini në dashuri, kështu janë dhe “fluturat” në barkun tuaj që shkaktohen nga lëvizjet e bebes gjatë gjithë kësaj periudhe dhe që i përkasin një dashurie gjithashtu! Që do të zgjasë përgjithmonë!

Venat e bebes tani janë të dukshme nga lëkura dhe veshët janë në pozicionin e tyre final, megjithëse akoma do të dalin edhe pak më shumë “lart”kokës. Një mbështjellëse  mbrojtëse e myelin ka nisur të formohet rreth nervave, një proces që do të zgjasë për rreth një vit pas lindjes. Fetusi shpesh rrokulliset në bark, duke thithur gishtin.  Mitra dhe tubat fallopianë janë krijuar tashmë nëse është vajzë dhe nëse është djalë, gjenitalet e tij janë tashmë të dukshme, edhe nëse nuk duken në ultrasound / eko (ndoshta për shkak të pozicionit në atë kohë).  

 

18η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

...ushtrimet Kegel mund t’ju ndihmojnë për një shtatzani të mbarë? Nëse jo, do të të them pse! Ky është një grup ushtrimesh i ‘tkurrje dhe çlirim” të muskujve të pelvisit të cilat forcojnë muskujt e pelvisit, mbështetësit e mitrës, fshikëzës së urinës, zorrëve të holla dhe atyre të trasha. Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë me  diuresis (mundësinë për të kontrolluar më mirë mbajtjen e urinës gjatë shtatzanisë), me lindjen e fëmijës (duke rritur qarkullimin në zonën vaginale dhe atë anale do të keni lindje më të mirë), por edhe me shërim më të shpejtë (nëse do të keni të qepura) në këtë zone gjatë lindjes. Pse nuk i bën një telefon mjekut për më shumë informacion?

Oreksi ka nisur të të rritet, por kujdes me sasi të mëdha të snaks. Hani diçka që ju shkon mendja, por vendos kryesisht ushqime të shëndetshme në dietën tënde ditore. Dhe tani rrobat kanë nisur të mos të bëjnë më. Normale përderisa pelvisi yt dhe si rrjedhojë dhe perimetri i mesit do të “zgjerohet” dhe do të vijojë kështu deri në lindje.

Sistemi yt kardiovaskular po pëson ndryshime dhe do të vëresh shpesh të kesh tension më të ulët se zakonisht. Kështu në mënyrë që të mos ndiesh marrje mendsh të menjëhershme, shmang uljen dhe ngritjen e menjëhershme. Gjithashtu kur  je shtrirë, është mirë të shtrihesh në krah madje dhe në anën e majtë, sepse kur je shtrirë me kurriz, mitra mund të shtypë venat duke penguar qarkullimin e duhur të gjakut drejt dhe nga zemra.

Në shumicën e rasteve, nëse ke shtatzani pa probleme dhe që shkon mbarë, mund të vijosh të shkosh në punë si zakonisht. Mbaj në mend të mos ngresh pesha të rënda, të mos ngjisësh shkallë (të paktën sa të mundësh) dhe zakonisht shmang  gjithçka që mund të dëmtojë ty apo fëmijën tënd. Përpiqu të vishesh me rroba të rehatshme dhe sipas stinës, por vish këpucë të qëndrueshme me shollë gome. Gjithashtu  bëj pushime 5 deri 10 minuta për të ecur, pini një lëng frutash ose thjesht mbyll sytë për pak dhe qetësohu.

 

Këshillë

Shumë shpejt miqtë dhe të afërmit do të vijnë tek ty si “mbreti i mbajtjes së dhuratave”! Por çfarë tjetër të duhet për beben? Cilat janë nevojat e tua? Krijo dhuratën tënde… regjistrin! Një listë që përmban të gjitha gjërat që të duhen (përgjithësisht, jo në detaje) apo dyqanet që të pëlqejnë. S’është e nevojshme të kërkosh gjëra specifike, mjafton të flasësh me ta për kategoritë e dhuratave që të duhen. Kjo do të ndihmojë dhe ata të mos humbasin kohë dhe para për blerje të panevojshme (apo dyfishe e trefishe), por për dhurata të nevojshme.

Javë të mbarë… dhe shijoni bërjen e listave!