LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 11-12 cm

Pesha e bebes: 100 gramë

Kemi arritur gëzueshëm 100 gramë! Po, bebja jote për të cilën po flasim dhe që vazhdimisht rritet! Skeleti i bebes po ndryshon dhe kërcet e buta po shndërrohen në kocka, ndërsa kordoni umbilikal po bëhet dhe më i fortë. Mund të lëvizë kyçet tani, por edhe gjendrat e djersës po krijohen në këtë kohë. Një shtresë dhjami po formohet në sipërfaqe të embrionit. Kjo ndihmon në rregullimin e temperaturës së tij. Po ndien që nuk ke balancë të mirë? Ndërsa barku po rritet, qendra jote e rëndesës po ndryshon prandaj mund të ndiesh pak paqëndrueshmëri. Përpiqu të shmangësh situata të rrezikshme dhe taka të larta për të shmangur rënien! Të godasësh fort barkun mund të jetë shumë e rrezikshme për ty dhe veçanërisht për fëmijën tënd.

 

17η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…gjatë tremujorit të dytë, sipas satistikave gratë shtatzana kanë më shumë ëndrra lidhur me pjesën e mbetur të shtatzanisë? Shumë gra thonë se ëndërrojnë se kujdesen për kafshë të vogla. Kjo mund të vijë nga instikti i të qenurit nënë për mbrojtjen e bebes, të cilin ngaqë nuk e ke parë akoma, e personifikon përmes kafshëve të vogla të lezetshme. Në raste të tjera ato ëndërrojnë për kafshë të mëdha dhe të rrezikshme, çka ekspertët e konsiderojnë si ankth për të panjohurën. Nuk ka gjë për tu shqetësuar për këtë... 

Në ëndrrat e tua mund të shprehësh libido-n tënde të rritur; s’ka gjë për t’ju ardhur turp, ndodh në shumicën e grave shtatzana. Zakonisht, shqetësimi yt mbi ndryshimin e trupit dhe si do të dukeni apo dhe nevojën për tu ndier e dëshiruar nga partneri yt mund të marrë formë në një (apo më shumë) ëndrra! Mbaj mend që gjatë shtatzanisë gratë janë më femërore se kurrë… kështu gëzohu dhe vazhdo me besim!

Tani, pse ndodh kjo më së shumti gjatë tremujorit të dytë? Kjo mund të jetë për shkak se në tremujorin e pare urinimi i shpeshtë është më i fortë, si ngërçet apo urthet apo dhe dhimbjet e shpinës, kështu që zgjoheni më shpesh gjatë natës, ndërsa në tremujorin e dytë këto ndodhi janë pakësuar mjaft. Sigurisht që është mundësia të “mendosh” se ëndrrat janë më të shpeshta se më parë, për shkak të ngarkesave të rritura emocionale. Përfundimisht përderisa nuk mund t’i shmangësh ato, të paktën shijoji ! Në secilin rast të urojmë… ëndrra të bukura!

I ndien sytë më të thatë? Mos u shqetëso, është e zakonshme. Përdor pak pika për sytë dhe do të ndihesh më mirë. Nëse përdor lente, përpiqu të mos i mbash për kohë të gjatë. Dhe nëse tharja vazhdon, ktheju zgjidhjes së përdorimit të syzeve derisa të lindësh…

Disa gra shtatzana gjithashtu shfaqin simptoma të tunelit të kyçit të dorës për herë të parë, një gjendje e karakterizuar nga enjtje, infektim, dhimbje dhe mpirje në gishta apo kyçe. Kjo është për shkak të enjtjes nga mbajtja e lëngjeve gjatë shtatzanisë. Kjo simptomë zakonisht mund të zhduket pak javë pas lindjes.

Këshillë

Dashuria është këtu dhe është për dy (për momentin!). Kalo kohë me partnerin këtë javë. Bëji surpriza, shkruaji një letër romantike me gjithçka që dashuron tek ai si partner dhe baba i ardhshëm, bëji një mëngjes të plotë, bëj një shëtitje me të në breg të detit, madje  dhe banjo me qirinj aromatikë. Gjej kohën të lidheni si çift fizikisht dhe emocionalisht dhe lini pas jush rutinën e përditshme!      

Javë të mbarë… dhe shijoni ribashkimin!