LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes:  61 mm

Pesha e bebes: 8-14 gramë

Dhurata e javës 12 është në dorën tënde!… ose më mirë të themi në mitrën tënde! Zhvillimi më i rëndësishëm këtë javë: reflekset. Gishtat e embrionit së shpejti do të nisin të hapen e të mbyllen, këmbët do të lëvizin, muskujt e syve do të forcohen dhe goja e tij do të kryejë lëvizje thithjeje. Nëse do të përkëdhelësh barkun butësisht, bebja do ta ndiejë atë e do të rrotullohet, megjithëse ti mund të mos e ndjesh ende. Zorrët e tij, të cilat janë rritur mjaft tani, lëvizin në zgavrën e barkut dhe veshkat e tij nisin të prodhojnë urinë. Ndërkohë qelizat nervore po shumëzohen me shpejtësi. Fytyra e tij tashmë duket njerëzore pa asnjë dyshim. Sytë kanë lëvizur nga pjesa anësore në pjesën e përparme të kokës dhe veshët janë aty ku duhet të jenë. Lëvizjet  e bebit bëhen gjithnjë e më të forta. Fytyra e organet gjenitale janë formuar.  

12η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…gjatë shatatzanisë mishrat e dhëmbëve e dhëmbët gjakosen më shpejt dhe janë të prirur ndaj sëmundjeve? Prandaj nuk duhet ta neglizhoni kujdesin ndaj tyre! Fol me dentistin për situatën tuaj, në mënyrë që ai të mos përdorë medikamente apo substanca të tjera të ndaluara. Nëse ai përcakton se duhet të ketë patjetër trajtim tek dhëmbët, duhet ta shtyni atë deri pas javës së 12-të, përveç në rastet e ndonjë infeksioni, mos kurimi i të cilit mund të shkaktojë pasoja negative për ty dhe fetusin. Nga ana jote është i domosdoshëm kujdesi i duhur ditor, duke përdorur të njëjtën kohë dhe fill dentar. Kujdes! Mos merr ilaçe kundër dhimbjeve nëse nuk je konsultuar me mjekun tënd.   

Mitra është rritur deri në atë masë sa mjeku yt mund ta ndiejë atë në pjesën e poshtme të barkut pak më sipër se kocka e pubisit. Urthi tashmë është i shpeshtë (ndoshta më pak se më parë), pasi mitra shtyp stomakun. Shqetësimet mund të klasifikohen nga të lehta deri në të forta. Dhimbjet e kokës dhe migrena periodike mund t’i shtohen shqetësimeve. Do të vini re që venat në zonën e barkut, gjoksit dhe këmbëve do të jenë më të dukshme se më parë. Kjo ndodh pasi furnizimi me gjak është shtuar në këto zona. Kështu nëse e di se mamaja jote ka pasur problem, ose ka tendencë për vena me variçe, do të ishte mirë të kujdesesh dhe të flasësh me mjekun tënd. 

Jeni një hap larg nga njohja e seksit të bebes! Shijojeni këtë kohë dhe për pak ditë do të merrni përgjigjen që e prisni prej javësh, në mënyrë që të vijoni punët me partnerin si lyerja e dhomës rozë ose blu… ose mund t’ju duhen të dyja ngjyrat? Mendon se do të jenë binjakë? Por them se duhet ta dini këtë tashmë!

 

Këshillë

Është koha për të bërë buxheti për beben! Është e vështirë por është  një rast i mirë tani që jeni vetëm të dy  ti (dhe partneri yt) e keni intimitet. Përllogarisni me afërsi, koston e rrobave, pelenave, ushqimeve (të gjitha kategoritë), lodrat, produktet e pastrimit e ato kozmetike, mobiljet dhe shtresat. Mos harroni të vendosni gjithashtu dhe shpenzime të tjera për vizitat tek mjeku dhe ekzaminime të tjera të planifikuara. Me siguri kur të vijë bebi, lista do të ndryshojë (me shpenzime në rritje), por tani është momenti i duhur për të nisur kursimet për të ardhmen!

Javë të mbarë dhe… Argëtohuni me llogaritë!