LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 44-60 mm

Pesha e bebes: 5-10 gramë

11 javë shtatzanë dhe po ecim dalëngadalë drejt synimit! Fëmija yt është afërsisht i formuar plotësisht! Kafka bëhet më e rrumbullakët. Duart e tij do të jenë në gjendje të hapen e të mbyllen grusht dhe dhëmbët e vegjël duken si gonxhe që sapo nisin të shfaqen poshtë mishit të dhëmbëve. Disa prej kockave nisin të forcohen. Ai gjuan e shtriqet dhe lëvizjet e vogla ngjajnë si lëvizje baleti në ujë. Ti nuk do të mund t’i ndjesh ende këto lëvizje, as lemzën që mund të ketë tani që po krijohet diafragma.  

11η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

…në këtë stad, me ndihmën e përllogaritjeve nga mjeku, është e mundur të kontrollojë përmes ultrasonografisë ditën e lindjes? Bisedo me bebin, për të vizualizuar periudhën që të  ka mbetur derisa të mbani në krahë për herë të parë dhuratën më të bukur të jetës! 

Tani ndihesh më mirë dhe vjelljet nisin të largohen. Por mund të vuash nga kapsllëku dhe urthi, sepse ndryshimet hormonale që mund të ngadalësojnë tretjen, ndonjëherë lirojnë valvolat mes stomakut dhe ezofagut. Mos u shqetëso, thjesht mbaj mend që të gjitha këto shqetësime janë… Për një qëllim të mirë!

Dhe nëse shikon që ke marrë vetëm dy deri katër kg deri tani, mbaj mend që pjesa e mirë sapo ka filluar! Një kg për javë të lutem… le të shohim sa ke marrë!

Kjo nuk do të thotë që ke arsye të shkosh drejt ngrënies së tepërt. Dhe kujdes, ka disa ushqime që pavarësisht nëse je plotësisht e sigurt për origjinën e tyre dhe mënyrën e ruajtjes, do të ishte më mire t’i shijoje sërish pas shtatzanisë. Ushqime të tilla janë ushqimet e detit pasi mund të përmbajnë përbërës (nëse janë të infektuar) që janë përgjegjës edhe për dëmtimin e trurit të bebit. Përveç kësaj ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të papërpunuara, të tymosura apo të konservuara, veçanërisht peshkun siç është tuna. Arsyeja është se mund të përmbajë bakterie të dëmshme për zhvillimin e fetusit. Ushqime të tjera që do të ishte mirë t’i shmangësh janë djath i butë e qumësht i pa pasterizuar, mish e shpendë të papjekura mirë apo të pa gatuara, mishra të ftohta, dhe ushqime që përmbajnë vezë të pagatuara (psh salca sallatash) sepse bakteriet mund të fshihen dhe aty…  

Një mënyrë tjetër të mbrosh trupin tënd, përveç shmangies sa më sipër, është dhe pastrimi e gatimi i vakteve tuaja në mënyrën e duhur. Së pari laj mirë frutat e zarzavatet (me sapun, jo vetëm ujë) dhe sigurohu të presësh mishin apo shpendët në sipërfaqe të lëmuara, të cilat nuk do të mbajnë mbetje dhe mund të lahen lehtë. Kujdesu për higjenën e duarve sa herë që lan ushqimet. Asnjëherë mos ngri sërish një produkt që e ke shkrirë. Tani nuk është koha për helmime nga ushqimi! Prandaj sigurohu të nxjerrësh nga frigoriferi vetëm sasinë që të duhet. Ki kujdes për ushqimin që të… “sjellin” në shtëpi! Mos beso në çdo gjë që duket e shijshme në katalog, përderisa ti nuk e di nëse është mbajtur e gatuar në kushtet e duhura!

 

Këshillë

Ke provuar fruta të thata? Nuk është kjo mundësi të nisësh ngrënien e frutave, përderisa ju kaloni shumë kohë në shtëpi? Frutat e thata janë burim i madh i vitaminave e mineraleve! Do t’ju duhen fruta (banane, kiwi, mollë, mango, kumbulla, kajsi e të tjera), një tabaka tharje (prej inoksi- jo alumini), me vrima ose  me skarë për të vendosur frutat dhe kavanoza qelqi me ngjyrë të errët (të sterilizuar) për t’i ruajtur. Pyet mamanë ose shikoji  në internet dhe me siguri do të gjesh receta fantastike!

Javë të mbarë… Dhe argëtohu me gatimin!