LE TË MATEMI!

Madhësia e bebes: 22-30 mm

Ka shumë mundësi të mos të të duket barku akoma, edhe pse legeni yt është “zgjeruar” pak. Por ndihesh shtatzanë… tani që çdo gjë është në rregull, bebja është gati të shtojë peshë shpejt. Pjesët kryesore të trupit nisin të shfaqen, edhe pse do të kalojnë në stade përmirësimi gjatë muajve në vijim. Zemra e tij e vogël përfundon ndarjen në katër dhoma dhe nisin të formohen valvolat. Bishti embrionik është zhdukur plotësisht. Organet e jashtme genitale janë zhvilluar, por nuk mund të dallohen nëse është vajzë apo djalë. Do ta mësojmë këtë në pak javë!

Sytë janë formuar plotësisht, por kapakët janë të mbyllur fort dhe nuk do të hapen përpara javës së 27-të. Ka ende kohë për këtë, por ia vlen që të presësh! Llapat e vogla të veshëve, goja, hunda e vrimat e hundëve dallohen më lehtë. Placenta është mjaft e zhvilluar, në mënyrë që të marrë përsipër punën e rëndësishme të prodhimit të hormoneve.

 

9η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

Është  koha për të dëgjuar rrahjet e zemrës së fetusit? Me të vërtetë! Pas vizitës tek mjeku dhe me ndihmën e një ultrasound-i tjetër dhe stetoskop Doppler do të jesh në gjendje të dëgjosh rrahjet e zemrës që janë rreth 145 për minutë! Takikardi normale e fetusit që dëgjohet si vrapi i kuajve. Megjithatë nuk janë kuajt… është bebja jote që po vjen!

Humori yt është në orbitë të plotë… Si me hënë! Po është e vërtetë, megjithëse mund të mos ta kuptosh, por humori yt mund të ndryshojë çdo minutë. Është pritja, frika për të panjohurën (nëse ky është fëmija i parë) dhe të gjitha këto luajnë rolin e tyre!

Edhe fakti që mund të mos i kesh thënë ende shefit tënd që po pret një fëmijë është në vetvete situatë stresante. Kur është momenti i duhur t’ia thoni? Kjo varet nga shumë faktorë dhe nga ti që ta vendosësh. Vetëm ti e di kur dhe si. Një arsye e fortë për t’i treguar ose jo është nëse shtatzania jote nuk ka problem apo nëse ke patur shqetësime të vogla në javët e fundit. Në rastin e parë ti thjesht e thua dhe kaq! Në rastin e dytë, duhet ta mendosh dy herë, pasi mund të mendosh se duhet të presësh pak më gjatë… Gjithsesi, rreth 36% e grave shtatzana zgjedhin ta thonë lajmin në punë pasi kanë mbyllur tremujorin e parë, kur shtatzania është e vendosur mirë dhe rreziku i dështimit është ulur ndjeshëm. Duhet të kesh parasysh që gjatë tremujorit të parë mund të kesh marrje mendsh, neps, përzierje, vjellje, kështu… edhe nëse do ta fshehësh bebja mund ta thotë në mënyrën e tij të ëmbël... Dhe kush e di, mund të çlirohesh nga ngarkesa e tepërt e punës që të ka dhënë eprori, siç edhe ka ndodhur satistikisht në 83% të rasteve. Kur satistikat flasin vetë, ç’mbetet për të thënë...

 

Këshillë

Nis sot një ritual të përditshëm si… “rituali i lidhjes” me beben! Kushtoji pesë deri dhjetë minuta në ditë për të menduar vetëm për beben. Koha më e mirë për ta bërë këtë është përpara se të flesh dhe pasi je zgjuar. Ulu qetësisht dhe me delikatesë vendos duart mbi bark. Kujdesu për frymëmarrjen e duhur dhe vizualizo ëndrrat për beben, qëllimet e tua, madje dhe shëtitjet që do të bësh së bashku! Provoje që nesër. Funksionon, të siguroj!

Javë të mbarë… dhe mendo gjëra të gëzuara!