LE TË MATEMI

Madhësia e bebes: 14-20 mm

Ke arritur në javën e 8-të! Duro, më të mirat po vijnë dhe janë të veçanta. Po jeton momentet më të bukura të jetës tënde, kështu që buzëqesh i dhe bëhu gati për mrekullinë…

Majat e vogla të gishtave dhe thembrat nisin të shfaqen. Qepallat pothuajse mbulojnë sytë, tubat e frymëmarrjes zgjaten nga gryka drejt mushkërive që po formohen dhe bishti tashmë është zhdukur. Në tru, qelizat nervore degëzohen për t’u lidhur me njëri tjetrin, për të krijuar rrugë primitive neurale. Gjenitalet e jashtme nuk janë formuar ende në këtë moment mjaftueshëm për të shfaqur nëse është vajzë apo djalë. Bebja lëviz vazhdimisht, edhe pse ti nuk e ndien atë.

 

8η Εβδομάδα

A E DINIT SE?

Në këtë stad të shtatzanisë, mund të shfaqen hemorroidet si rezultat i kapsllëkut? Së pari pyesni mjekun nëse kjo vjen për shkak të suplementit të hekurit që të ka dhënë dhe nëse është e nevojshme ndërroje atë. Ai mund të të rekomandojë preparate që të të çlirojë. Ki parasysh që uji i ftohtë në atë zonë është mjaft qetësues. Gjithashtu duhet të përpiqesh të bësh lëvizje të rregullta të legenit çdo ditë. Kjo mund të ndihmohet nga një dietë e balancuar, e pasur me fruta dhe perime (si kumbullat, kiwi, domate etj), fibra (dritherat) dhe qumësht i ftohtë (ose kos me prebiotikë).

Nëse ti punon dhe vijon të punosh, ndiq këshillat e mëposhtme që do të të ndihmojnë të përshtatesh me rutinën e përditshme.

Bëj pushime të vogla dhe mbaji këmbët lart ose ec. Kjo ndihmon qarkullimin e gjakut dhe redukton enjtjen e këmbëve e të nyjeve. Gjithmonë vish rroba e këpucë të rehatshme. Ka çorape të posaçme që ndihmojnë gratë shtatzana për enjtjen madje dhe variçet. Pi shumë ujë dhe ha rregullisht racione të vogla e të shëndetshme. Kjo do të të ndihmojë shumë dhe me përzierjet e mëngjesit. Redukto stresin. Nëse nuk mundesh ta eleminosh, perpiqu të gjesh mënyra për ta menaxhuar, përmes ushtrimeve shlodhëse apo dhe me yoga për gra shtatzana. Merr të gjithë ndihmën që të ofrohet. Mos u thuaj ‘jo’ kolegëve. Nëse mund të të ndihmojnë, pse të mos ta bëjnë?

Po mendon si të vishesh bukur në punë por pa harxhuar shumë për rroba shtatzanie? Për 3 muajt e parë të shtatzanisë, nënat e ardhshme në përgjithësi mund të veshin rrobat e tyre të zakonshme. Pak kohë pas kësaj ndërkohë që nuk do të duket barku por do të dukesh  më e rrumbullakosur, mund të blesh disa këmisha, bluza pambuku me mëngë të shkurtra, funde elastike ose pantallona me bel elastik dhe i  kombinon me shije. Na beso, do të mendojnë se po të shikojnë me veshje të re çdo ditë. Sigurisht që do të të duhen të brendshme të reja veçanërisht reçipetat (pambuk, të qëndrueshme dhe të rehatshme) për numër më të madh të gjoksit!  Kjo nuk tingëllon keq… Si mendon? Nuk është e nevojshme të ndryshosh tërësisht stilin tënd gjatë shtatzanisë. Duke ruajtur stilin tënd, do të ndihesh edhe më e sigurt. Mos harro që gratë gjatë shtatzanisë duken më fëmërore se kurrë… dhe kjo është e dukshme!

 

 

Këshillë

Dhe kjo ngre një pyetje të madhe në mendjen tënde… Do t’i thuash shefit tënd që je shtatzanë apo jo? Shkruaj pikat pozitive e ato negative për çdo vendim në një copë letër, në varësi të punës tënde, nëse është shumë e rëndësishme për ty të qëndrosh në këtë punë (apo ta lësh), cilat do të ishin “pasojat” e mundshme të mungesës tënde nga puna, çfarë përfitime financiare do të marrësh në çdo rast, si mund të të përballojnë kolegët e tu dhe nëse mendon se mund të mbështetesh tek ata, nëse preferon ta thuash lajmin gjatë tremujorit të dytë dhe çështje të tjera lidhur me këtë. Vendimi është i rëndësishëm dhe duhet marrë nga ju. Shpresojmë të merrni vendimin që do t’ju bëjë të ndiheni më e relaksuar!

Javë të këndshme… dhe  merr vendimin e duhur!