Çfarë duhet të bëjë një prind për të zhvilluar vetëbesimin e fëmijës

Marrëdhënia e fëmijës me prindërit do të përcaktojë si do të jenë marrëdhëniet e tjera në jetë, si dhe vetëbesimin e tij.
Gjatë tre muajve të parë çifti i ri, veçanërisht mamaja, duhet t’i përgjigjet menjëherë bebes që qan dhe të përpiqet të kuptojë nevojat e tij. Ushqimi i fëmijës me gji rrit ndjesinë e sigurisë për beben dhe nëse marrëdhënia me mamanë është e mirë gjatë kësaj kohe, krijon një mbrojtëse ndaj çrregullimeve të ardhshme në të ngrënët, përdorimin e substancave dhe alkooleve (dmth. ushqimeve “të këqija’).
Winnicott thotë që mamaja nuk duhet të jetë tejet e mirë, e as e padisponueshme, por thjesht e mirë. Përkatësisht as të mos e mbi ushqejë fëmijën, e as ta lerë të uritur. Një prind që është shumë i mirë nuk do të jetë nxitës për fuqizimin e fëmijës…
Fuqizimi i fëmijës nis që në fillim. Bebja gradualisht rritet dhe vazhdimisht ki arritje të reja. Gjuha ndihmon beben të komunikojë, eksplorimi i tij nis me zvarritjen, zhvillimi i aftësive motorike e bën më konfident për të menaxhuar me ngadalë objektet e përditshme.
Kur lidhja me nënën është e sigurt (bebja e di që mamaja do t’i përgjigjet thirrjes e nevojave të saj), atëherë eksploron edhe më tej mjedisin. Kur lidhja me mamanë është e pasigurt ose kaotike, eksplorimet atëherë reduktohen dhe bebja preferon të qëndrojë pranë saj nga frika se mos e humbasë.
Gjithsesi çdo eksplorim është aventurë e mirë për vetëbesimin e bebes, e cila ndihet edhe më e aftë. Nëse këto aftësi zhvilluese perceptohen edhe nga të tjerët, atëherë vetëbesimi i bebes rritet edhe më tej.
Dashuria e prindit për fëmijën shprehet me fjalë dhe me sjelljen e tyre, veçanërisht duke shpenzuar kohë me të. Atëherë fëmija ndihet i vlefshëm dhe mëson të dojë veten.
Më tej, vetëbesimi është një karakterisikë që kalon nga brezi në brez tek individitët e të njëjtit seks, pasi prindërit janë modelet e para me të cilët fëmija identifikon veten. Kështu nëse mamaja apo babai kanë vetëbesim të ulët apo të lartë, kjo do të kalojë dhe në brezin tjetër dhe është e rëndësishme që vetë prindërit të përfshihen në trajtime për vetëbesimin.
Shtatzania e padëshiruar në adoleshencë dhe reagimi i mjedisit të vajzës gjithashtu dëmton vetëbesimin e saj. Shumë faktorë luajnë rol në shkallën e dëmtimit të vetëbesimit që ajo pëson. Mbështetja e familjes, e të dashurit të saj, besimet e familjes së saj për seksualitetin etj ndërhyjnë dhe përcaktojnë nëse një ngjarje e tillë është ose jo traumatike. Kontracepsioni është irëndësishëm, sepse i bën vajzat e reja të ndihen që janë mjeshtre të dëshirës së tyre për tu bërë ose jo nënë.
E vërteta është se vendimi për mëmësinë do të thotë ndryshim në shumë zakone ekzistuese të gruas apo të çiftit. Nëse këto ndryshime perceptohen si sakrifica, atëherë sigurisht që kemi të bëjmë me një grua me vetëbesim të ulët. Në të kundërt, vendimi i ndërgjegjshëm për lindjen e një fëmije dhe ndryshimi i ndërgjegjshëm i jetës së përditshme për mbështetjen e kësaj dëshire, duket të jetë e lidhur me vetëbesim të lartë.
Do të thoshim se janë dy akse kryesore për vlerësimin e vetëbesimit të grave shtatzana: nëse ajo ndihet e gatshme si nënë dhe si do te perceptohet ndryshimi në trupin e saj.
Këtu shumë faktorë luajnë rol të rëndësishëm në vetëbesimin e gruas shtatzanë:
- Nëse shtatzania është e dëshiruar apo jo. Nëse ishte aksidentale apo rezultat i dëshirës.
- Mosha e gruas shtatzanë: mosha shumë e re e grave shtatzana zakonisht ndikon në vetëbesim. Kjo është arsyeja pse kontracepsioni dhe informacioni i duhur janë shumë të rëndësishëm.
- Marrëdhënia që ka me nënën e saj: shtatzania është nisja e mëmësisë dhe sjell kujtime të lidhjes së shtatzanisë që gruaja shtatzanë kishte me nënën e saj. Nëse marrëdhënia ishte e mirë, ka shumë gjasa që shtatzania të përjetohet si një eksperiencë pozitive lidhur me vetëbesimin, ndërsa po ka qenë e keqe, ajo mund të verë në dyshim aftësitë e saj si nënë dhe në këtë rast ajo ka nevojë për mbështetje. Vëmendje e mbështetje e veçantë është e nevojshme për gruan shtatzanë, mamatë e të cilave kanë përjetuar depresion pas lindjes, pasi kanë mundësi ta pësojnë vetë nëse nuk kërkojnë ndihmë dhe mbështetje profesionale.
- Marrëdhënia me partnerin e saj. Nëse partneri është prezent, duket i kënaqur me shtatzaninë dhe mbështet vajzën atëherë shtatzania përjetohet si event i gëzuar dhe kjo kontribuon në rritjen e vetëbesimit të gruas shtatzanë. Gjithashtu është e rëndësishme që ajo të ndiejë mbështetjen dhe për disa kohë nuk do të jetë në gjendje të punojë apo të bëjë punë shtëpie që mund të bënte më parë, si ngritje peshash ose ngjitja mbi orendi dhe duhet të ketë kujdes (veçanërisht gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë).
- Kushtet socio-ekonomike gjatë periudhës së shtatzanisë: ndjesia që dikush mund t’i ofrojë fëmijës çfarëdo që ka nevojë për zhvillimin e duhur të tij është parakusht i mirë për vetëbesimin në gratë shtatzana (si kujdestare shumë e mirë).
- Maturimi mendor i gruas shtatzanë dhe partnerit të saj.
- Marrëdhënia që ka me trupin e saj. Nëse ka qenë e mirë deri ne momentin e shtatzanisë, atëherë ndryshimi i trupit të saj nuk do të kërcënojë vetëbesimin e saj.
- Roli që kishte në familjen e prindërve të saj: vajzat e vogla duket të kenë më shumë vështirësi në shtatzani, pasi zakonisht ato kanë patur rolin e të përkëdhelurës (ndjesi të mundshme të papërshtatshmërisë).
- Rruga e shtatzanisë. Çdo problem që mund të kërcënojë jetën e fetusit mund të perceptohet nga gruaja shtatzanë si shenja që ajo nuk do të mundet t’i manaxhojë për të qenë mama e mirë.
- Lindja normale rrit vetëbesimin e grave dhe gjinekologët duhet të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.
- Gratë shtatzana duhet të mbajnë mend dy gjëra për të mbrojtur vetëbesimin e tyre: që riprodhimi është gjëja më natyrale në botë dhe ekziston dhe një shprehje e lashtë greke “Gratë janë si hëna, ato mund të fryhen e të ç’fryhen”…
Dimitra Stavrou
Psikologe/ Dermatoterapiste
Research Associate SEC
SEC - Self Esteem Center www.sec-aftoektimisi.gr