Mamaja e re dhe vetëbesimi

Veçanërisht në ditët e sotme me krizën financiare, prindërit e rinj mund të sfidohen nga vështirësitë ekonomike në mundësinë për tu përshtatur kur nisin familjet e tyre herët. Zakonisht ata kërkojnë ndihmë nga prindërit e tyre dhe kjo shpesh perceptohet nga pridërit e rinj si regresion, humbje të përpjekjeve të tyre për të qenë të pavarur.
Gjithsesi kur shteti dështon të sigurojë struktura të mbështetjes së familjes, është e arsyeshme që të kërkojnë ndihmë nga familja. Përveç kësaj një fëmijë kërkon energji të mëdha, duke e lodhur kujdestarin e tij dhe është ide e mirë që të përfshihen më shumë të rritur kur ka mundësi dhe nëse ka marrëdhënie të mira në familje.
Një mungesë e rëndësishme e mirëqenies, e cila sërish mbulohet nga familja prindërore apo persona të tjerë, është që kur vjen bebja nga materniteti në shtëpi, prindërit e rinj duhet të mësojnë për vete një sërë praktikash për kujdesin e përditshëm të bebes, kujdes që është shumë i veçantë dhe nëse dikush nuk i ka këshillat përkatëse mund të ndihet i pazoti dhe në ankth.
Ardhja e një fëmije zakonisht i shton gëzim familjes së rritur, sidoqoftë kurdo që një pjesëtari ri vjen (dhe një i vjetër largohet), dinamikat e marrëdhënieve ekzistuese gjithmonë ndryshojnë. Kjo do të thotë që çifti i ri duhet të kalojë përmes një stadi përshtatjeje, nga një marrëdhënie dyshe në një marrëdhënie treshe. Pjekuria mendore, dëshira për lindje, asistenca e çiftit të ri mund të influencohet edhe nga faktorë të tjerë për përcaktimin nëse ky kalim do të jetë i gëzueshëm apo do të shkaktojë probleme në marrëdhënien e çiftit, problem të cilat mund te shkaktojnë përkohësisht shpërthime në vetëbesimin e tyre.
Dimitra Stavrou
Psikologe/ Dermatoterapiste
Research Associate SEC