Festa e fëmijës!

Festë…!!! Vetëm fjala i bën të lumtur të mëdhenj e të vegjël. Me siguri që do të gjeni veten të prisni me gëzim të madh për eventin, thjesht të shikoni beben të shkëlqejë nga gëzimi, sepse diçka speciale do të ndodhë VETËM për të.

Παιδικό πάρτυ

Ndërsa fëmija juaj rritet, me siguri ai do të tregojë preferencën për një hero të fëmijërisë, vizatimor ose kafshë. Përdorni atë që fëmija ka për zemër si tematikë për dekorimin e festës! Edhe nëse përgatitja për një event të tillë do të jetë e lodhshme, rezultati do t’ju bëjë të harroni të gjitha  përpjekjet! Do të jetë një nga ditët më të gëzuara të vitit për të gjithë familjen dhe miqtë.

Në dyqanet e lodrave apo dhe në supermarkete duhet të gjeni çfarë ju duhet për dekorimin e festës, në gamë të gjerë. Gjithses,i nëse do të keni kohë të mjaftueshme dhe dëshirë, ju mund të krijoni një botë të tërë vetë duke kursyer në të njëjtën kohë mjaft para. Ëmbëlsirat, dekorimet e madje dhe ftesat mund të jenë krijimet tuaja duke i dhënë një intonacion unik personal kësaj dite të veçantë. Mos harro që fëmijët kanë gjithmonë dëshirë që ju të kaloni kohë më ta!

 

Dekorimet & Idetë për ndërtimin e tyre

Internet është plot ide që ju mund të krijoni  tematikën tuaj të festës… përfito nga kjo!! Në vijim ju prezantojmë disa mënyra ndërtimi për dekorimin që mund t’i bëni vetë shumë lehtë dhe pa shpenzime, në mënyrë që ta bëni festën të veçantë.

 

Tullumbacet!!!

Një ide e veçantë por spektakolare! Fryni disa tullumbace shumëngjyrëshe të të njëjtës madhësi ose të një  kombinimi ngjyrash që i përshtatet  më së shumti gjinisë së bebes suaj (psh nuancat e të kuqes e rozës për vajza, ndërsa blusë e jeshiles për djem). Me një shirit ngjitës ngjitini tek muri i dhomës së ndenjies në mënyrë që të formojë numrin e viteve që fëmija juaj ka. Për ta bërë edhe më argëtuese, pasi i keni fryrë, lidhini tek gryka me një fjongo të një ngjyre që shkon dhe lini mjaft gjatësi për tu varur lirshëm si baluke.

 

Piniata!!!

Çfarë mund të ishte më argëtuese dhe e veçantë se zakoni meksikan i të thyerit një piniatë për të kënaqur miqtë tuaj të vegjël? Mund ta mbushni me karamele dhe lodra të vogla… nëse jeni nëna që nuk e ka problem pastrimin, mund ta bëni thyerjen edhe më spektakolare duke vendosur brenda  shirita me ngjyra në formë sustash dhe çokollata.

Si proces mund të jetë pak i ndëlikuar, por është diçka shumë ekonomike dhe rezultati në përfundim do të vlerësohet së tepërmi.

Materialet që do t’ju nevojiten janë një tullumbace e madhe, miell, ujë, gazeta, letër dylli, fjongo, letër krep, kartona me ngjyrë, një furçë me qime të buta, shirit ngjitës dhe gërshërë.

Fryni tullumbacen në madhësinë që doni për piniatën dhe vendose në një tas që do të shërbejë si bazë në mënyrë që t’ju ndihmojë të punoni. Vendosni grykën e tullumbaces që po fryni brenda në enë. Bëj një përzierje  të miellit me ujë në masë të trashë, por që mund të përhapet lehtë. Idealisht kini kujdes ta përzieni mirë të shmangni krijimin e defekteve në sipërfaqe të tullumbaces. Hapni letrën e dyllit në tavolinë ose banak dhe shpërndani shirita gazetash. Me furcë mbuloni të dyja anët e shiritave me një shtresë të hollë të përzirjes së miellit me ujë. Vendosni shiritat mbi tullumbac me shtresa të palosura në mënyrë që të mos lini boshllëqe, duke e sheshuar secilën me dorë, kështu që rezultati të jetë sa më shumë i lëmuar të jetë e mundur në sipërfaqe. Këshillohet të mos vendosni shumë shtresa, sepse trupi i piniatës suaj  do të thahet ngadalë dhe do të bëhet mjaft i fortë, kështu që fëmijët do ta kenë të vështirë ta çajnë.

Lëre të thahet e të forcohet për rreth 24 orë dhe vendose kokë poshtë duke përsëritur procesin e mësipërm, mbuloni pjesën e mbetur të tullumbaces që ishte në vazo, duke lënë një pjesë sipër të pa mbuluar për të vendosur brenda lodrat e karamelet. Në këte pike mbulo çdo hapësirë të mbetur të pa mbuluar. Lëreni të thahet dhe shponi tullumbacen. Pasi të keni vendosur gjërat brenda piniatës, mbyllni hapësirën me në cope letër dhe ngjitëse. Lidhni rreth trupit dy fjongo të gjata që t’ju lejojnë ta varni ku të doni, duke u siguruar që pjesa që mbyllët me letër dhe ngjitës të jetë lart, për të shmangur rrezikun e derdhjes së përmbajtjes,

Është koha për dekorim! Mbështille trupin me letër krep duke përdorur kartona shumëngjyrësh të prera në formën e veshëve, hundës, syve dhe çfarëdo tjetër që mund t’ju duhet, bëheni piniatën të marrë formën e personit apo kafshës që ju dëshironi... është gati!

 

Mullinj ere!!!

Një ide tjetër për dekorimin e festës që ju mund ta bëni thjesht vetë, janë mullinjtë e erës. Ndërtimi i tyre është shumë i thjeshtë dhe është një mundësi e mirë të kaloni një mbrëmje të gëzuar me fëmijët tuaj më të rritur nëse keni (mbi 6 vjeç) duke i kërkuar t’ju ndihmojë.

Materialet janë… copa letra katrore me ngjyra, gërshërë, ngjitës stick, lapsa me gomë të papërdorur dhe pineta me ngjyra.

Merrni copat  e letrës me ngjyrë me anët 8 deri 12 cm dhe vizatoni lehtë dy diagonalet e katrorit.

Me gërshërë prisni diagonalet duke nisur nga secili kënd dhe duke ndaluar pak përpara se të arrish në qendër të katrorit (3,2 cm nga qendra). Merrni një nga një të katër këndet dhe vendosini në qendër të katrorit. Pastaj kapni me pinetë të gjitha këndet dhe “zemrën” e katrorit.

Së fundi vendos pinetën në mulli në anën e gomës së lapsit.

Mund t’i jepni mullinjtë e erës si dhurata për çdo fëmijë në fund të festës.

 

Këshillë! Për t’i bërë mullinjtë e erës më të veçantë përdorni letër  me ngjyra të ndryshme në çdo anë ose dhe faqe nga karikatura të vjetra. Letra e mbëshjtelljes mund të jetë gjithashtu e përdorshme veçanërisht nëse ka të njëjtën tematikë me dekorimin e festës

 

Dhuratë me karficë per rroba!!!

Dhuratat e vogla të lamtumirës janë surpriza të përsosura për fëmijët dhe janë bërë si modë në festa ! Mbani mend që fëmijët nuk e vlerësojnë dhuratën në varësi të sa shumë keni shpenzuar për të.

Një ide fantastike për t’i bërë vetë duke përdorur karfica për rroba përshkruhet më poshtë:

Do t’ju duhen karfica druri, qese transparente ushqimesh që mbyllen me shirit, lodra të vogla dhe karamele dhe letra me ngjyra.

Vendosni brenda qeses transparente lodrat dhe karamelet dhe  duke përdorur karficën, krijo dy pjesë të barabartanë të majtë e të djathtë të karficës!

Ngjitni në karficën e rrobave letrën në formën që dëshironi dhe shkruani mbi to emrin dhe moshën e vogëlushit tuaj.

Kaq ishte!

Këshillë! Mund të bëni shumë lloje të kësaj dhurate… përdor letrën mbështjellëse që ka dizenjo heroin e dashur të fëmijës suaj, prisni figurën dhe ngjiteni në vend të letrës me emrin dhe moshën për të kombinuar pjesën tjetër të dekorimit!