Destinacione

Προορισμοί

Muzeumet

Një destinacion shumë i mirë mund të jetë vizitimi i një nga muzetë e fëmijëve. Shikoni oraret e muzeumit përpara se të shkoni, të shikoni nëse ka ndonjë aktivitet për vizitorët e vegjël (psh lexim përrallash). Përgatisni vogëlushin gjatë javës për temën e muzeumit që do të vizitoni. Flisni për çfarë do të shikoni dhe do të mësoni, jo vetëm të bëni pritshmërinë më të madhe, por edhe ta ndihmoni të kuptojë më mirë ekspozitën. Muzeume të tilla jo vetëm që do t’i argëtojnë me aktivitete, prezantime dhe lojëra interaktive, por edhe ta ndihmojnë të njohë veten më mirë dhe gjithashtu dhe botën rreth tyre, në mënyrën më të këndshme.

 

Mjedise edukative

Në qytetin tuaj mund të gjeni vende ku fëmija do të mësojë që loja mund të kombinojë argëtimin me marrjen e njohurive përmes edukimit krijues, me udhëheqjen e stafit të kualifikuar. Vende të tilla mund të jenë destinacioni perfekt për nënat që kanë më shumë se dy fëmijë, përderisa përveç programeve për fëmijë ato mund të ofrojnë edhe programe të specializuara edhe për fëmijë të vegjël. Vende të tilla mund të jenë:

Libraritë dhe bibliotekat për fëmijë të cilat mund të ofrojnë aktivitete si leximi i përrallave, lojërave me kukulla, lojërat në tavolinë, etj.

Konservatorët me programe muzikore, ku fëmijët, madje dhe që dhjetë muajsh, mund të shkojnë për herë të parë në kontakt me botën magjike të krijimit të muzikës dhe të marrin stimujt e parë çka është shumë e rëndësishme për zhvillimin e tyre psiko-social.

Seminare për fëmijë ekzistojnë thuajse në çdo qytet të madh me shumë programe për fëmijë të grupmoshave të ndryshme (edhe nga 3 vjeç). Projektet me ndërtimin, muzikën, sportet, teatrot dhe madje dhe klasat për gatim mund të mbushin shumë këndshëm mbrëmjet jo vetëm për vogëlushin tuaj, por edhe për ju. Shumë zona kanë programe paralele dhe seminare për prindërit.

 

Shfaqje e teatro për fëmijë

Shfaqjet e tetrot për fëmijë kanë njohur rritje gjatë viteve të fundit nga të rinjtë dhe fëmijët. Gjithnjë e më shumë artiste të mirënjohur përfshihen me lojërat e fëmijëve, duke e bërë argëtim të shkëlqyer i cili u ofron fëmijëve  jo vetëm argëtim, por edhe njohuri. Përmes lojërave të cilat deri diku janë ndërvepruese, shprehja e mendimeve dhe ndjenjave, aktivizimi i kuriozitetit natyral dhe dëshira për tu angazhuar, socializimi, aftësia për të gjetur dhe përdorur informacion, forcojnë imagjinatën e tyre. Një shfaqje ‘ e mirë” mund t’i ndihmojë të pasurojnë eksperinecën e tyre dhe vetëbesimin dhe i bëjnë ata të kuptojnë më mirë botën.  

 

Destinacionet e gjelbra

Një nga shqetësimet tuaja më të mëdha duhet të jetë familiarizimi i bebes suaj me natyrën. Qysh nga fëmijëria e hershme, një fëmijë që sapo ka hedhur hapat e parë mund të ndiejë diferencën mes lojës në dhomën e tij me një lojë tjetër edukative dhe zbulimit të magjisë së botës duke luajtur me baltë dhe guralecë buzë detit. Mos harro, se qëndrimi në një mjedis urban e bën edhe më të rëndësishëm  për fëmijën tuaj të shkojë në vende ku të shijojë mjedisin. Është e rëndësishmë për fëmijën të mësojë pemët, lulet, kafshët dhe insektet, sepse kjo do të ndihmojë zhvillimin e tij psiko-emocional.

Mjedisi ofron nje mundësi të shkëlqyer për ta, për të zhvilluar shqisat dhe të verë re. Ata mësojnë të mos kenë frikë, të respektojnë dhe mbrojnë natyrën. Është mënyra më e mirë të forcojnë trupat e tyre dhe të zhvillojnë interesin jashtë shtëpisë. Edhe vetë oksigjeni punon si një avantazh i madh për rritjen e tyre. Është mundësi e mirë që e gjithë familja të jetë bashkë dhe të krijojë kujtime të bukura në një mjedis të përsosur, kështu nxirrini fëmijët jashtë nga shtëpia! Lërini të marrin frymë e të ndiejnë çdo gjë që ka të bëjë me natyrën, pa u mërzitur që do të bëhen pis.

Parqet e dedikuar, ku fëmijët mund të luajnë në një mjedis të mbrojtur e të pastër. Mund të gjeni kënde lojërash të tillë gjithandej. Bëni një kërkim të vogël përpara se të shkoni në pushime për të parë nëse vendi ku do të shkoni ka një kënd të tillë.

Hapësira në fusha apo pyje, shumica e të cilave janë pasuri publike ose të hapura për publikun, mund të jenë një atraksion unik për familjet. Merrni miqtë tuaj dhe biçikletat, përgatisni ushqim të thjeshtë e të shëndetshëm për piknik dhe shpenzoni ditën në parajsën jeshile më të afërt.

Parku zoologjik. Është një propozim unik që kombinon argëtimin me edukimin për fëmijët. Në një zonë të gjerë, fëmija ka mundësi të njihet me kafshë e specie nga të gjitha kontinentet, përmes programeve edukative, shëtitjeve apo vizitave. Mund të organizohet edhe piknik. Parku kërkon disa orë ta shikoni dhe të jeni të sigurt  që vogëlushin tuaj do ta marrë uria!

 

Këndet e lojërave dhe të argëtimit

Këndet e lojërave e të argëtimit janë destinacioni për ju dhe fëmijën tuaj. Mund të gjeni të paktën një kënd lojërash afër shtëpisë suaj në të cilin fëmija juaj ka shumë dëshirë të shkojë. Këndet e lojërave janë shoqëri të vogla të hapura, ku dikush mund të kërkojë shoqëri si për prindërit dhe fëmijët. Është edhe një mundësi të shikoni se sa social është vogëlushi juaj dhe sa mire silleni ju si prindër në kushte të veçanta.

Më poshtë janë disa pika që duhet të kini parasysh para se të vizitoni një zonë të tillë:

Së pari duhet të shikoni nëse zona ku do të shkoni është e përshtatshme për moshën e fëmijës suaj. Shumë kënde lojërash dhe argëtimi kanë zona të posaçme për bebet nga 5 muaj.

Është e rëndësishme të shikoni nëse të gjitha paisjet  janë të mirëmbajtura  pa pjesë të thyera apo metale të ndryshkura dhe kënde të mprehtë e të rrezikshëm. Zakonisht zgjidhni një zonë të pastër dhe në gjendje të shkëlqyer.

Hapësira duhet të ketë gardh natyral apo artificial, veçanërisht nëse është afër një rruge shumë të populluar. Në këtë mënyrë, nuk ka rrezik që fëmija juaj të ikë nga vëmendja juaj dhe të hidhet në rrugë. Gardhi gjithashtu do të mbronte zonën edhe nga kafshët endacake. Veçanërisht për Luna park, sigurohu që ka staf të trainuar e që mund t’ju ndihmojë ju në rast se dëshironi diçka ndërsa ju jeni vetëm me fëmijën.

Në cdo rast, pavarësisht kujdesit që tregoni ka gjithmonë një mundësi që vogëlushi juaj mund të rrezohet apo të ketë ndonjë aksident te vogël, kështu që mbani me vete një mini farmaci apo të paktën peceta të lagura antiseptike për pastrimin e gërvishtjeve apo plagëve të vogla!