Argëtohuni gjatë rrugës

Kush tha që gjithë argëtimi nis sapo të keni arritur në destinacion? Ndërsa jeni në makinë duke udhëtuar për në destinacionin tuaj, mund të jetë një mundësi e mirë për gjithë familjen të vijë më afër. S’ka problem nëse udhëtimi zgjat nga 5 minuta deri në disa orë, ju mund të përfitoni për gjëra interesante, argëtuese e krijuese për të kaluar kohën në mënyrën më të mirë dhe me sa më pak lodhje për të gjithë. 

Δραστηριότητες για την διαδρομή

Muzikë – Këndoni

Një aktivitet i dashur për fëmijët është të dëgjojnë për muzikën e tyre të dashur. Sipas moshës së tij, zgjidhni Cd me përmbajtje të përshtatshme. Ndërsa i vogli juaj rritet, ju mund të zgjidhni CD me përmbajtje që mund të japin jo vetëm argëtim, por edhe njohuri. Duke dëgjuar muzikë ata mund të mësojnë për ngjyrat, numrat, kafshët etj.

 

Kuize dhe lojëra

Për fëmijë më të mëdhenj, lojërat me pyetje, gjëagjëzat dhe lojërat “shiko dhe gjej”, mund të jetë shumë argëtuese dhe mund t’i mbajnë ata të zënë për disa minuta deri disa orë. Lojëra të tilla mund t’i ndihmojnë të zhvillojnë fjalorin dhe do të prezantojnë njohuri në mënyrë argëtuese!

 

Disa ide argëtuese për lojëra

Loja me 20 pyetje: thuaji vogëlushit tënd të mbajë ndërmend një objekt brenda në makinë, bëj 20 pyetje që duhet të përgjigjen me  po ose jo deri sa të gjeni objektin. Për ta bërë lojën më të lehtë për fëmijë më të vegjël, bëje të mendojë për një lodër të dashur apo dhe një snack të dëshiruar. Lëre të gjejë fjalë që nisin me të njëjtën shkronjë si emri i destinacionit. Shiko dhe gjej makina. Numëro sa manika me ngjyra të ndryshme po kalojnë.

 

CD me përralla

Cd me përralla janë mënyrë e mirë për të mbajtur vogëlushin të zënë në makinë. Mund të jetë mënyra më e mirë për t’ju ndihmuar në vënien në gjumë të të voglit, veçanërisht kur  jeni milje larg destinacionit final. Ka gjithashtu makina që kanë si funksion, izolimin e altoparlantëve përpara, në mënyrë që përrallat ose muzika mund të dëgjohen në pjesën e pasme të makinës. Në këtë mënyrë mund të bëni biseda me partnerin apo shoqërinë, pa e ndaluar fëmijën nga argëtimi.