Ushqyerja me gji

Ushqyerja me gji është akt emocional i lidhjes mes bebes dhe nënës së tij. Kontakti fizik, delikatesa, “shija” e nënës, vështrimi i saj i ëmbël ofrojnë afeksionin dhe sigurinë e domosdoshme për zhvillimin emocional të bebes. 

Θηλασμός

Mund të themi se qumështi i gjirit është thuajse i pazëvendësueshëm, pasi asgjë e njëjtë nuk është krijuar ndonjëherë. Qumështi i gjirit është ushqyesi më i mirë për bebet, ndërkohë që ushqyerja me gji ofron shumë përfitime si për nënën dhe për fëmijën. Arsyet kryesore janë si më poshtë:

Për bebin

  • Mbron nga viruset, infeksionet, alergjitë, diabeti dhe sëmundjet gastrointestinale.
  • Rrit ndjeshëm IQ ( inteligjencën) e bebit
  • Rrit efikasitetin e vaksinave
  • Redukton rrezikun e obesitetit
  • Bebi ndërton mishra dhëmbësh e dhëmbë të shëndetshëm
  • Forcon kontaktin tuaj fizik me bebin
  • Parandalon astmën

 

Për nënën

  • Mbron nga osteoporoza
  • Zvogëlon rrezikun e hemorragjisë pas lindjes
  • Redukton kancerin në gji
  • S’k nevojë të lash e të sterilizosh shishet e biberonat
  • Ushqyerja me gji kërkon më pak kohë dhe është më e lirë- është falas
  • Nëna që ushqen me gji ndien përmbushje emocionale, vetëbesim dhe ndërton lidhje emocionale me bebin e saj.