Ndërrimi i pelenës: mundësi unike për të komunikuar me beben

Ndërrimi i pelenës mund të duket në pamje të parë një gjë e vështirë për tu bërë në një trup kaq të vogël… shumë shpejt, gjithsesi do ta shikosh që është me të vërtetë e thjeshtë! Do të ndërroni beben kaq herë gjatë ditës saqë shpejt kjo do të bëhet e lehtë.

Βρεφική Πάνα

Pelena duhet të ndërrohet rregullisht, rreth çdo 3-5 orë dhe sigurisht menjëherë pas jashtëqitjes, sepse nëse jashtëqitja qëndron në kontakt me lëkurën për disa minuta, mund të shkaktojë irritim.

 

Ndërrimet e shpeshta të pelenës dhe pastrimi i kujdesshëm i zonës është shumë i rëndësishëm për të shmangur acarimet dhe për të mbajtur higjenën e duhur në atë zonë.  

Babylino Sensitive janë të testuara dermatologjikisht dhe të dizenjuara me materiale miqësore me lëkurën, të certifikuara për mungesë të lëndëve të dëmshme (sipas Oeko-Tex® Standard 100). Kështu ato ofrojnë thatësi maksimale, si dhe mbrojtje të sigurtë për lëkurën e bebes.

Përdorimi edhe i pecetave të lagura Babycare, të cilat në sajë të butësisë dhe formulës së veçantë me ekstrakte bimore (kamomil, Aloe, Pambuk) do të sigurojnë higjenë të plotë për fëmijën tënd. 

Një bebe pas 10 muajsh ndoshta mund të nisë nazet për ndërrimin e pelenës. Tërhiqi vëmendjen nga procesi i ndërrimit duke i dhënë lodrën e tij të dashur, apo duke i afruar fytyrën tënde më afër fytyrës së tij; pëshpërit fjalë të ëmbla dhe këngë dhe bëjeni të gëzuar, tregoji që ti e dashuron atë çdo moment.

Nga kjo moshë e në vijim mund të përdorni pelenat mbathje BabyGo të cilat të lejojnë ta ndërrosh vogëlushin tënd edhe kur qëndron në këmbë, pa ndërprerë lojën!

Kur ndërroni pelenat dhe pasi lani dhe vendosni krem në lëkurën e bebes, lëreni atë të zhveshur për pak në mënyrë që të lejosh zonën të thahet e të përthithë kremin.

Përveç kësaj ka një shans për të lënë beben të luajë dhe të lëvizë me liri të plotë. Është një kohë që të gjitha bebet e dashurojnë!