Të larët

Bebja ka nevojë për banjë çdo ditë, që nga dita e parë e lindjes.

Il bagnetto - Κεντρική Εικόνα

Kujdes më i madh duhet treguar gjatë dy javëve të para, derisa të bjerë kërthiza, periudhë gjatë së cilës ju duhet ta lani beben me një sfungjer:

 

Zgjidhni një sipërfaqe të butë e të sheshtë dhe vendosni mbi të një peshqir të butë. Shtrini mbi të beben. Sigurohu që dhoma është e ngrohtë. Para se të nisni, vendosni një enë me ujë, një pecetë të thatë dhe një sapun bebesh aty afër. Së pari laj fytyrën e tij thjesht me ujë për të shmangur acarimet e syve dhe të gojës. Pastaj zhyt pecetën në enën me ujë e sapun dhe laj pjesën tjetër të trupit, duke u fokusuar më shumë zonën e pelenës. Kujdesuni për zonën përreth veshëve, qafës dhe sqetullave. Për vajzat edhe në zonën gjenitale.

Mbajtja  pastër e kërthizës luan rol të rëndësishëm pasi mund të parandalojmë infeksionet.  

Për këtë arsye kurdoherë që pastrojmë beben duhet të pastrojmë thellësisht kërthizën me një fasho të sterilizuar dhe alkool rreth e rrotull. Kjo duhet të vijojë derisa të bjerë kërthiza dhe të shërohet plaga.

  • Nuk duhet ta mbulosh me fasho kur ndërron pelenën e bebes, duhet të palosim pelenën nga jashtë, në mënyrë që ta lemë zonën të pambuluar.
  • Nëse vë re skuqje, nxehtësi, enjtje apo aromë të rëndë duhet të flisni me pediatrin.
  • E bëjmë banjë beben një herë në ditë, zakonisht në darkë për ta ndihmuar të qetësohet dhe të flejë. Pjesëmarrja e babait do të ishte ideale.  

 

Pas dy javëve të para dhe pasi ka rënë kërthiza, përpiqu të vendosësh beben direkt në ujë në një govatë të posaçme. Banjot e para duhet të jenë sa më të shpejta të jetë e mundur dhe nëse bebja nuk e pëlqen kontaktin me ujin, duhet të vijoni ta pastroni me sfungjer për disa javë akoma dhe pastaj ta provoni sërish. Kur të jetë gati do t’ju tregojë vetë. Kur kjo të ndodhë mbush një govatë të posaçme me 5 cm ujë të vakët, jo të nxehtë, (36-37 gradë Celcius) dhe përpara se të zhvishni beben, sigurohu që temperatura e ujit është e përshtatshme. Duhet të përdorni të njëjtët aksesorë si kur e bënit banjë me sfungjer dhe një enë me ujë për ta shpëlarë. Asnjëherë mos e lini beben vetëm në govatë, për asnjë sekondë, pavarësisht se çfarë urgjence tjetër keni. Nëse e shikoni që po e pëlqen banjën, lëre të luajë me ujin për pak. Në këtë mënyrë do të mësohet të mos ketë frikë nga uji. Të larët duhet të jetë eksperiencë qetësuese e shlodhëse, kështu mos nxito të mbarosh procedurën nëse bebes i pëlqen. Pas moshës 8-10 muajsh, lodrat e ujit janë burim argëtimi. Kështu përdori për ta bërë këtë eksperiencë të këndshme! Kur mbaroni banjën, mbështill beben me një peshqir banje të butë për të mbajtur kokën e tij të ngrohtë.  

Përzgjidhni ta bëni banjë në mbasdite pasi është një mënyrë shumë qetësuese për ta përgatitur për të fjetur.

 

Me kontributin bujar të  pediatrit Dr. Michalis Sarris