
Zakonisht, dhembjet e barkut janë për shkak të një ndjeshmërie fizike jo të zakontë ndaj një stimuli. Ndërsa bebja rritet, ndjeshmëria zvogëlohet dhe zakonisht zhduket rreth muajit të tretë.
Shpesh dhembjet e barkut mund të jenë për shkak të tretjes apo të ndonjë sëmundjeje tjetër.
Nëse e ushqeni beben me gji, ato mund të shkaktohen nga ndjeshmëria e tepërt ndaj disa lëngjeve apo ushqimeve që ju konsumoni. Për këtë shkak problemi i dhembjeve të barkut do të kalojë, gjithsesi ju nuk mund të prisni që ai të zhduket, ka disa gjëra që ia vlen t’i provoni t’i bëni…
- Nëse ushqeni me gji duhet të dini se ushqimet siç janë kokëlakra, kafeina, erëzat dhe veçanërisht produktet e bulmetit mund të shkaktojnë shqetësime tek bebet. Nëse e ushqeni beben me qumësht formulë, provoni një lloj qumështi që nuk është bërë bazuar në qumështin e lopës ose që ka pak laktozë, siç mund t’ju udhëzohet nga pediatri. Nëse dhembjet e barkut janë për shkak të ndjeshmërisë ndaj ushqimit, ato duhet të largohen një apo dy ditë pasi keni ndërruar qumështin formulë.
- Merreni beben në krahë ose vendoseni në një kangur dhe bëni xhiro nëpër shtëpi. Lëvizja dhe kontakti fizik do ta bëjnë të ndihet më mirë.
- Vendoseni beben me fytyrë përmbys në prehër dhe fërkoni butësisht kurrizin e saj. Presioni në kraharor mund të çlirojë dhembjen.
- Mbështilleni mirë në një batanije të butë që të ndiejë ngrohtësi në bark.
Me kontributin bujar të pediatrit Mr Michael Sarris.