Prerja e thonjve

Thonjë e bebes rriten shumë shpejt dhe mund të jenë shumë të mprehtë.

Κόψιμο νυχιών

Ato shpesh shkaktojnë gërvishtje dhe plagë në sy e në fytyrën e bebes, kështu që duhet t’i mbani shkurt. Për prindërit e rinj prerja e thonjve konsiderohet si proces i vështirë.

 

Pjesa e vështirë është të përpiqesh ta mbash beben pa lëvizur dhe të mos ta trembësh të bëjë lëvizje të papritura. Mund t’i prisni thonjtë pas banjos, kur janë më të butë ose kur ai fle. Nëse vendosni t’i prisni thonjtë kur është zgjuar, kërkoji partnerit tënd të të ndihmojë duke mbajtur beben në krahë.

 

Përdor një palë gërshërë me maja të rrumbullakosura, dizenjuar posaçërisht për bebet dhe fëmijët dhe mbuloni të gjithë gishtat me pëllëmbën e dorës, duke lënë vetëm gishtin në të cilin do të prisni thoin. Javët e para thonjtë rriten shumë shpejt dhe mund të duhet t’i prisni dy apo tre herë në javë.

 

Thonjtë e këmbës  rriten më ngadalë dhe janë më të hollë. Mos i prisni thonjtë shumë shkurt. Lini të paktën gjatësi një milimetër.

Prerja e thonjve | Babylino

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.