Vezë me domate

Mund të kesh lexuar apo dëgjuar që vezët mund t’i jepen fëmijës pas vitit të parë të jetës, për shkak të reaksioneve alergjike. Në fakt, prezantimi në moshë më të herët lejon trupin të përshtatet e të zvogëlojë rrezikun e reaksioneve alergjike më vonë në jetë. Sigurisht, nëse vëreni ndonjë reaksion, do të ndaloni përdorimin e vezës dhe kontaktoni pediatrin. Vezët janë shumë ushqyese me proteina shumë cilësore dhe shumëllojshmëri vitaminash dhe mineralesh,  të rëndësishme për rritjen normale dhe formimin e trupit të bebes.

Αυγό με τομάτα

Përbërësit:

 

  • 1 vezë
  • 1 domate mesatare me lëkurë të qëruar, e prerë në copëza
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

 

Përgatitja:

 

  • Vendose vezën në një enë dhe mbuloje me ujë të ftohtë. Sigurohu që e gjithë veza është e mbuluar me ujë. Lëre të arrijë në pikën e zierjes dhe lëreni  për 2 minuta
  • Thyeje vezën përgjysëm dhe hiq pjesën e brendshme nga të dyja anët me lugë. Vendose në një tigan të vogël
  • Përzieje me domate dhe gatuaje në temperature të ulët për pak minuta, derisa edhe domatja të ngrohet
  • Nëse ka copa të mëdha, mund ta shtypësh në mikser.
  • Shtoni vaj ulliri dhe trazojeni
Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.