Kos me mollë

Kjo recetë kombinon kosin, një burim i mirë i kalciumit, me mollë të zier e cila ofron shumëllojshmëri vitaminash dhe shije të këndshme natyrale të ëmbël. Mund të përdoret në stadet e hershme të prezantimit të ushqimeve të ngurta tek bebja.

Γιαούρτι με μήλο

Përbërësit

 

  • 1 mollë,  e qëruar dhe e prerë
  • ½ filxhan çaji me ujë
  • 1 filxhan çaji me kos me yndyrna të plota

 

Përgatitja

 

  • Në një enë të vogël, vendosni mollën dhe ujin të ziejnë së bashku. Ziejeni për 10 minuta, derisa molla të bëhet shumë e butë
  • Shtypeni mollën ne blender dhe lëre të ftohet
  • Në një tas përziej kosin me purenë e mollës

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.