Krem thierzash dhe orizi

Thierzat janë burim i proteinave bimore. Në të njëjtën kohë ato sigurojnë sasi të rëndësishme të fibrave natyrale të tretshme, të cilat përmirësojnë lëvizjen e zorrëve tek fëmijët që vuajnë nga kapsllëku. Për më tepër, ato janë zgjidhje e mirë për ditët që ju nuk mund të përfshini mish apo peshk në dietën e tyre ose kur ju duhet ta mbani vaktin në frigorifer për më shumë ditë.

Πουρές από ρύζι και φακές

Përbërësit

 

1/3 filxhan çaji oriz

1/3 filxhan çaji thierza

1 karrotë

1 mollë e vogël

1 lugë gjelle vaj ulliri

 

Përgatitja

 

 

Zieni ujë në një enë dhe shto orizin dhe thierzat. Ziejini derisa të zbuten

Në një enë tjetër mbulo karrotën e copëtuar dhe mollën me ujë dhe ziejeni deri sa  ë zbuten. Mbajeni ujin

Përziejini të gjithë përbërësit në mikser, përdor sa ujë të nevojitet për të arritur trashësinë e dëshiruar dhe pastaj shtypi

Shto vaj ulliri dhe përzeje me lugë

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.