Pure me perime e bajame

Vaktet me perime janë burim shumë i mirë i mikroushqyesve, ndërsa në të njëjtën kohë ato mund të jenë të këndshme për variacion nga ushqimet shtazore në dietën e foshnjës. Disavantazhi i vetëm është përmbajtja e ulët në proteina, hekur dhe acide yndyrore të pangopura. Kjo mund të kompensohet nga bajamet. Gjithsesi, kujdes: kurrë mos u jepni fëmijëve nëse nuk janë të bluara plotësisht.

Πουρές λαχανικών με αμύγδαλα

Pëbërësit

 

  • 1 kungulleshkë
  • ½ presh
  • 2 gjethe spinaqi
  • 1 karrotë
  • 1 patate
  • 1 lugë çaji me makarona të imëta (stelini/ yje)
  • 10 bajame
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

 

Përgatitja

 

  • Në një enë vendos të ziejë 1 filxhan e gjysmë çaji me ujë.
  • Pastaj shto perimet dhe bajamet
  • Lëreni të ziejë për gjysmë ore duke shtuar ujë të nxehtë kur është e nevojshme.
  • Kur të zbuten, vendosi në një mikser dhe grijini. Shtoni pak nga lëngu në mikser për të arritur teksturën e nevojshme
  • Shto vaj ulliri dhe trazoje

 

Nëse do që ta bësh me shije pak më të ëmbël, zëvendësoje pataten me një patate të ëmbël ose kungulleshkën me një kungull.

 

Bajamet janë burimi ideal i acideve yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e formimin e trurit. Fëmijët me marrjen e duhur të acideve yndyrore omega 3, tregojnë progres më të mirë në aftësitë njohëse dhe më pak probleme në sjellje.

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.