- Shtëpia
- FOSHNJA
- Të ushqyerit
Makarona “Bolonjese”

Përbërësit
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë të vogël të copëtuar
- 100 gr mish i grirë
- Gjysmë domate të prerë në kubikë
- Sasi e vogël makaronash për të bërë ¼ e makaronave të gatuara
Përgatitja
- Ngroh vajin në një enë me kapak. Shto qepën dhe lëre të ndryshojë ngjyrë
- Shto mishin e grirë, përzieje me lugë druri dhe përpiqu ta presësh në copëza të vogla
- Shto domaten dhe zieje për 10-15 minuta
- Në të njëjtën kohë, vendos pak ujë të ziejë në një enë për të gatuar makaronat
- Përziej mishin e grirë me makaronat në një mikser deri sa të shtypen
Këshillë
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.