- Shtëpia
- FOSHNJA
- Të ushqyerit
Receta me drithëra

Receta bazë
Përbërësit
- ¼ filxhan çaji drithëra
- ¾ filxhan çaji ujë
Përgatitja
Grini drithërat në mikser derisa të bëhen pluhur. Në në enë ziej ujin. Shto drithërat e grira, ul nxehtësinë dhe përzieje vazhdimisht. Zieje për 10 minuta.
Varietete
Krem drithërash dhe molle
- 1 racion i recetës bazë
- 1 mollë mestare
Përgatitja
- Qëro mollën dhe shtype në një mikser
- Përziej tulin e mollës me kremin e ngrohtë të drithërave
- Shto pak kanellë (opsionale)
Krem drithërash me vezë dhe perime
- 1 filxhan çaji krem drithërash
- 2 të verdha veze
- ½ filxhan çaji perime të shtypura
- 1 lugë çaji vaj ulliri
Përgatitja
- Në një enë ngroh vajin e ullirit
- Shto kremin e drithërave dhe perimet dhe përzieji vazhdimisht
- Shto të verdhat e vezëve pak të rrahura dhe përziej ngadalë
- Piqe derisa të verdhat e vezëve të jenë të gatuara plotësisht
- Lëre të ftohet dhe preje në copa
Këshillë
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.