- Shtëpia
- FOSHNJA
- Të ushqyerit
Peshk me patate dhe perime

Përbërësit
- 1 peshk i vogël me pak hala (psh kod)
- 1 kungulleshkë
- 1 karrotë
- 1 tufë majdanoz
- 1 patate
- 1 qepë e vogël
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
- Në një enë të vogël ziej ½ litër ujë
- Shto perimet dhe lëre të ziejë për 20 minuta
- Shto dhe peshkun dhe zieje për 15 minuta të tjera deri sa të ziejë plotësisht
- Hiq ushqimet nga ena dhe pastro me kujdes peshkun në mënyrë që të mos ketë kocka, mirë do ishte ta pastronit me duar pasi t’i kishit larë ato mirë
- Së bashku me perimet shto peshkun në mikser dhe shtype. Shto lëng sa të duhet për të arritur trashësinë e duhur
- Shto vajin e ullirit dhe përzieje
Këshillë
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.