Shmang alergjitë nga ushqimi

Njohja e bebes me ushqimet e ngurta mund të jetë një sfidë për prindërit. Shpesh ngre shumë pyetje e shqetësime, veçanërisht për alergjitë që mund të ndodhin. Pyetjet më të shpeshta janë: çfarë shkakton zakonisht alergji ng ushqimi, si mund të kuptohen këto dhe si mund të shmangen.

Αποφύγετε τις τροφικές αλλεργίες

Prezanto ushqime të reja gradualisht

 

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është të prezantohen gradualisht ushqime të ndryshme në dietën e të vegjëlve. Që do të thotë një ushqim i ri çdo tre ose pesë ditë. Në këtë mënyrë mund të kuptoni shumë lehtë edhe pa pasur njohuri të veçanta se cili është ushqimi që krijoi reaksion alergjik. Gjatë kësaj periudhe, mund të ofroni gjithë ushqimet që janë konsumuar deri atë ditë, pa pasur reaksion. Duhet të dini që intensiteti i reaksioneve alergjike është zakonisht i lidhur me dozën, që do të thotë se është i lidhur me sasinë e ushqimit që duhet konsumuar. Kështu nis me sasi të vogla dhe rrite gradualisht.

 

Ushqimet alergjene

 

Rreth 160 ushqime janë klasifikuar si alergjenë dhe duhet të jeni gjithmonë vigjilentë. Sigurisht që disa ushqime janë më alergjike krahasuar me disa të tjera. Disa prej tyre me mundësi më të madhe janë: qumështi, vezët, kikirikët, bajamet e lajthitë, peshku, ushqimet e detit dhe produkte gruri.

 

Vëzhgo simptomat

 

Zakonisht, simptomat alergjike ndodhin menjëherë pasi është ngrënë ushqimi përkatës. Kjo periudhë gjithsesi mund të variojë nga disa minuta në disa orë. Simptoma klasike janë skuqja e lëkurës në pjesë të ndryshme të trupit, enjtje e fytyrës, gjuhës ose buzëve, vjellje ose diare, kollë e fortë e papritur, vështirësi në frymëmarrje dhe humbje të ndjenjave. Sigurisht, për simptoma të rënda duhet të shkoni menjëherë në një spital fëmijësh ose të lajmëroni pediatrin.

 

Trajtimi i simptomave të lehta

 

Në varësi të intensitetit të simptomave, është e nevojshme të ndalosh përdorimin e ushqimit që ti mendon se shkakton alergji. Nëse simptomat janë shumë të lehta, atëherë vijo të ofrosh sasi të vogla ushqimi dhe shiko progresin. Lajmëro pediatrin dhe krijo planin e trajtimit. Gjithashtu kërko informacion të detajuar për si të reagosh, nëse simptomat intensifikohen ose nëse fëmija konsumon këtë ushqim gabimisht (psh nëse përmbahet në disa ushqime të tjera).

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.