Pse nuk duhet t’i jepni mjaltë vogëlushit tuaj

Kur prindërit njoftohen që është e ndaluar t’i japësh mjaltë foshnjave, shpesh shohin me dyshim. Ata mendojnë se është një ushqim i mirë dhe çuditen pse nuk lejohen të shtojnë mjaltë në një krem me fruta për shembull. Gjëja e parë që u bie ndër mend është se nuk rekomandohet për shkak të shijes së ëmbël. Në fakt mjalti përmban fara  Clostridium Botulinum, bakterie që infektojnë sistemin gastrointestinal dhe mund të shkaktojnë një sëmundje të quajur botulizëm.

Γιατί δεν πρέπει να δίνεται μέλι στο παιδί σας

Botulizmi dhe si ndikon tek foshnjat

 

Botulizmi është një sëmundje paralitike që shkaktohet nga efektet e një neurotoksine që prodhohet pas kolonizimit të bakterieve të mësipërme në zorrët e foshnjës. Këto toksina ndikojnë në funksionin nervor dhe muskular. Për një foshnjë ato mund të ndikojnë në aftësinë për të lëvizur, tu gëlltitur madje edhe për të marrë frymë. Sëmundja është e rrallë, por mund të ndikojë fëmijët. Për më tepër, është e kurueshme, por në sajë të intensitetit të simptomave mund të çojë edhe në vdekje para se të kurohet. Në USA raportohen më pak se 100 raste në vit. Tek të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj se 12 muajsh, rreziku nuk ekziston, përderisa sistemi gastrointestinal është më i maturuar dhe parandalon rritjen dhe aktivitetin e këtyre bakterieve.    

 

Mund të konsumojnë foshnjat vakte të gatshme që përmbajnë mjaltë?

 

Bakteriet që shkaktojë botulisëm shkatërrohen vetëm në temperatura të larta. Për këtë arsye, ushqimet që thjesht ruhen, nuk konsiderohen të sigurta për konsumin nga fëmijë më të vegjël se një vjeç.

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.