Të ushqyerit dhe formimi i trurit tek bebet e fëmijët

Truri i fëmijëve është një organ veçanërisht i prekshëm, i ndikuar nga faktorë të ndryshëm. Një bebe lind me të gjitha qelizat e trurit që i nevojiten, por këto nuk janë të lidhura. Lidhjet që do të zhvillohen në vitet e ardhshme do të lejojnë fëmijën të mësojë botën përreth tij. Në moshën 3 vjeçare, do të jenë krijuar rreth një trilionë lidhje. Ushqimi luan rol kryesor në krijimin e këtyre lidhjeve dhe formimit të duhur të trurit. Furnizimi me ushqyesit e duhur, të përmendura më poshtë, do të sigurojnë çdo gjë që duhet për trupin e fëmijës për të arritur rritje optimale.

Διατροφή και εγκεφαλική διαμόρφωση σε βρέφη και μικρά παιδιά

Proteinat

 

Truri i bebeve në zhvillim ka nevojë për proteina ose me saktë aminoacide për të krijuar neurotransmetues. Neurotransmetuesit lejojnë qelizat e  trurit të komunikojnë mes tyre. Për shembull: triptofani aminoacid është  pararendësi i prodhuesit të serotoninës, e cila lejon gjumë të mirë. Norepinefrine, një neurotransmetues përgjegjës për mundësinë e të qenurit vigjilent krijohet nga aminoacidi tyrosine. Foshnjat kanë nevojë për 9-11 gramë proteina në ditë, të cilat ata i gjejnë lehtësisht në qumësht, ndërsa fëmijët 2-4 vjeç kanë nevojë për rreth 13 gramë mesatarisht (në varësi të peshës) të cilat ata i marrin me konsumin e qumështit dhe ushqimeve të ngurta. 

 

Energji - Kalori

 

Një studim i publikuar në vitin 2008 në Indi, ku shumë fëmijë konsiderohen që vuajnë nga kequshqyerja, tregoi se disa prej tyre vuanin nga zhvillim dhe aftësi njohëse të vonuara. Kaloritë e duhura dhe kryesisht karbohidratet sigurojnë karburant për funksionimin normal të trurit. Fëmijët 2-5 vjeç kanë nevojë për 1000 deri në 1600 kalori në ditë në varësi të karakteristikave trupore dhe aktivitetit të tyre. Për të siguruar mjaftueshmërinë e energjisë së orfuar nga ushqimi, kontrollo gjithmonë grafikët e peshës dhe gjatësisë. Nëse ato janë në përputhje me limitet, atëherë nuk ka vend për shqetësim.

 

Yndyrnat

 

Yndyrnat janë të domosdoshme për rritjen normale dhe formimin e sitemit nervor, të të parit dhe funksionit të trurit. Qumështi i nënës përmban acide yndyrore të polysaturuara DHA dhe AA, të cilat konsiderohen si të domosdoshme përderisa ato nuk mund te prodhohen nga trupi i njeriut. Ushqimet e fëmijëve janë të fortifikuara me këto yndyrna. Disa studime tregojnë se qumështi organik është shpesh më i pasur se qumështi i prodhuar artificialisht. Përveç rrethanave të veçanta dhe  vetëm pas  rekomandimit të pediatrit apo një nutricionisti, asnjëherë mos përjashto apo redukto yndyrnat në dietën e një bebeje apo fëmije nën 5 vjeç.

 

Vitaminat dhe mineralet

 

Disa vitamina dhe minerale ndikojnë shumë në formimin e trurit të fëmijës. Këto përfshijnë hekur, zink, bakër, jod, selenium, vitaminë A, kolinë dhe acid folik. Qumështi i nënës dhe formulat për bebet përmbajnë të gjitha këto ushqyes. Nevojat e një foshnjeje janë të  vogla dhe zakonisht plotësohen me konsumin e qumështit. Hekuri është i vetmi përjashtim.për mbulimin e tij, ju lutemi reforohuni tek një artikull tjetër ku flitet posaçërsisht për të. Studimet që kanë vlerësuar fëmijët me nivele të ulëta hekuri tregojnë performancë të ulët në testet e aftësive  njohëse dhe nuk mund të ndjekin me lehtësi shokët e tyre përsa u përket ritmeve të zhvillimit. 

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.