Prezantimi i ushqimeve të ngurta

Shumë prej fotografive të bebeve të bukura që ne shohim nëpër revista dhe reklama tregojnë fëmijë të vegjël ulur në një tavolinë fëmijësh të ndotur në fytyrë, apo në të gjithë trupin me ushqime të ndryshme. Prezantimi me ushqimet e ngurta mund të jetë i mbushur  me shumë momente gazmore. E në të njëjtën kohë mund të jetë shkak për çrregullim, inat e shqetësim.

Εισαγωγή στις στερεές τροφές

Pyetjet më të shpeshta nga nënat kanë të bëjnë me kohën e duhur për të nisur procesin, sasinë e ushqimit që do t’i jepet bebes dhe në çfarë rendi duhen prezantuar ushqimet.

 

Kur të nis

 

Mes 4 e 6 muajsh shumica e fëmijëve janë gati në termat e zhvillimit dhe formimit, për të nisur prezantimin gradual me ushqimet e ngurta. Elementët që duhet të vlerësoni tek fëmija janë:

 

  • Nëse koka e qafa mund të qëndrojnë drejt
  • Nëse të paktën ka dyfishuar peshën e lindjes
  • Nëse ka shprehur dëshirë të provojë diçka që po hani ju apo nëse është përpjekur të ‘rrëmbejë” diçka nga pjata
  • Nëse është në gjendje të mbajë ushqim në gojë
  • Nëse tregon shenja që është më shumë i uritur nga sa mund të ofrojë një biberon me qumësht

 

Në muajin e gjashtë, një foshnjë duhet të nisë gradualisht të konsumojë ushqime të ngurta. Është koha kur rezervat e hekurit të vendosura gjatë jetës së fetusit, tani boshatisen. Konsumi i gamës së gjerë të ushqimeve është mënyra më e mirë të plotësohen këto nevoja.

 

Me cilat ushqime të nisim

 

Zakonisht, ushqimet që duhen përdorur në fillim janë frutat dhe perimet në formë pureje. Për më tepër përdorimi i disa drithërave në krem rekomandohet specifikisht për foshnjat. Opsionet janë të shumta, por ju duhet të zgjidhni fruta dhe perime të sezonit dhe nëse është e mundur të jenë organike.

 

“Dita e madhe” - testi i parë

 

Dita e parë që do të provoni t’i jepni ushqim fëmijës është në event i madh. Dështimi herën e parë nuk do të thotë gjë. Shumë fëmijë kanë nevojë për disa përpjekje për tu mësuar me konsumin e ushqimit në sasi të vogla pureje perimesh apo frutash. Sigurisht, kremrat e drithërave për fëmijë në sajë të shijes së tyre të ëmbë,l kanë më shumë shanse për sukses. Sidoqoftë preferohet ta mësoni fëmijën me shije pak të ëmbla, në mënyrë që të mos i refuzojë më vonë. Kjo teori nuk duhet të merret e mirëqenë, përderisa shpesh nuk reflekton realitetin.  

 

Ditën e parë, për të rritur shanset për sukses, jepini vaktin në një moment kur fëmija mund të jetë më shumë i uritur. Duhet të zgjidhni kohën kur fëmija juaj nuk është i përgjumur dhe është në mjedis të qetë  pa nxitje të forta pamore dhe  dëgjimore.

 

Nëse fëmija “pështyn” ushqimin, mos u ndiej e fyer. Provoje sërish më vonë. Duhet të dish që mund të të marrë disa ditë që fëmija të mësohet me të. Zgjidhni një karrike të posaçme të lartë dhe përdor një lugë të vogël.

 

Sasia e duhur

 

Kur nisni nuk duhet t’i jepni sasi të mëdha, edhe nëse fëmija e ha ushqimin me lehtësi. Nis me një lugë çaji ditën e parë, 1 lugë gjelle ditën e dytë dhe shto nga një lugë gjelle çdo ditë  derisa të arrish sasinë e një porcioni të vogël. Ditën e parë, plotëso drekën me qumësht nga shishja apo nga gjiri, nëse ushqeni ende me gji.

 

Ndërsa fëmija juaj rritet, nuk ka nevojëtë rritni porcionin. Preferohet që më mirë të rrisni numrin e vakteve. Zakonisht në muajin e 8 e të 9, fëmijët duhet të konsumojnë tre vakte ushqim në ditë dhe sigurisht qumësht. Fëmijët zakonisht e rregullojë sasinë e vakteve të tyre. Duhet të ndiqni peshën e fëmijës dhe t’i jepni opsionet e duhura.

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.