Vuan fëmija nga mungesa e hekurit? Mëso si ta dallosh

Do ta keni venë re ndoshta që shumë nga ushqimet për fëmijë dhe foshnja janë të pasura me hekur. Hekuri është një ushqyes i rëndësishëm për formimin e hemoglobinës, përkatësisht përbërësit eritrocit, i cili mbart oksigjenin në inde të ndryshme të trupit.

 

Rruazat e kuqe të gjakut përmes qarkullimit të gjakut transportohen në të gjitha indet dhe qelizat duke dhënë oksigjen. Për këtë arsye është shumë e domosdoshme të merren sasitë e kërkuara përmes dietës së përditshme.

Μήπως του λείπει σίδηρος; Μάθετε να το αναγνωρίζετε

Për sa hekur ka nevojë një fëmijë?

 

Fëmijët kanë nevojë për sasi të ndryshme hekuri në varësi të moshës. Për shembull, një fëmijë 7-12 muajsh ka nevojë për 11 mg në ditë, ndërsa një fëmijë 2-4 vjeç ka nevojë për 7mg në ditë. Në këto mosha ju duhet të kini kujdes foshnjat nga 6 në 12 muaj të cilët ushqehen me gji dhe për këtë arsye nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme të ushqimeve, pasi qumështi i nënës është i varfër në hekur. Gjithsesi, nëse foshnja konsumon çfarëdo formulë qumështi për stadin 1, atëherë këto janë të pasuruara me hekur. Për më tepër vëmendje duhet të kenë edhe fëmijët mbi 1 vjeç, të cilët nuk hanë mjaftueshëm ushqime të pasura me hekur, përderisa produktet e gatshme për foshnja nuk janë domosdoshmërisht të pasuruara me hekur. Në të vërtetë nëse fëmija konsumon sasi të konsiderueshme të qumështit të freskët të lopës, i cili është shumë i varfër në hekur, atëherë ka një rrezik që fëmija të mos jetë i uritur për të konsumuar ushqime të tjera në sasi të mjaftueshme. Vini re se sasitë e shumta të qumështit mund të reduktojnë përthithjen e hekurit nga dieta ushqimore.

 

Cilat janë simptomat?

 

Shumë fëmijë me mungesë të lehtë hekuri  mund të mos kenë simptoma sepse procesi i zvogëlimit të magazinimit të hekurit ndodh gradualisht. Gjithsesi, ndërsa  kjo gjendje zhvillohet ose në rastet e anemisë nga mungesa e hekurit ( mungesë e theksuar e hekurit), zakonisht shoqërohet me:

  • Ndjesi lodhjeje dhe përgjumje
  • Dobësi
  • Rrahje të shpeshta zemre
  • Irritime
  • Oreks të ulët
  • Dhimbje koke

 

Nëse vini re ndonjë nga këto shenja, konsultohuni me pediatrin për një test gjaku për të dhënë diagnozën. Në asnjë mënyrë mos përdorni suplemente pa recetën e mjekut. Marrja e tepërt e hekurit mund të shkaktojë gjithashtu problem me shëndetin.

 

Cilat ushqime janë të pasura me hekur?

 

Mund të keni dëgjuar apo lexuar që hekuri   përmbahet në produktet shtazore, përkatësisht  haem, përthithet më lehtë. Gjithsesi duhet të dini që burimet bimore janë po aq të rëndësishëm dhe mund të plotësojnë nevojat e fëmijës. Nuk duhet t’i jepni çdo ditë mish fëmijës për të mbuluar nevojat e tij në hekur. Kur jepni ushqime bimore si burime hekuri së bashku me ushqime të pasura me vitamina C, atëherë rrisni së tepërmi përthithjen e hekurit. Ushqime të pasura në hekur janë:

  • Mishi i kuq
  • Mishi i errët i shpendëve
  • Disa peshq
  • Vezët
  • Drithëra të pasura
  • Disa arra (gjithmonë të jepen të shtypura, për të ndaluar mbytjen)
  • Fruta të thata
  • Perime me gjethe jeshile

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.

Vuan fëmija nga mungesa e hekurit? Mëso si ta dallosh | Babylino

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.