Nisni jetën e fëmijës duke i dhënë bazat e ushqimit të shëndetshëm

Zgjedhja e prindërve për dietën ushqimore të të vegjëlve të tyre ndikon mjaft në shëndetin dhe peshën e fëmijës më vonë në jetë. Studimet tregojnë që ushqyerja me gji redukton rrezikun e infeksioneve të veshit, infeksionet virale të stomakut dhe leuceminë në fëmijëri.

Ξεκινήστε τη ζωή του, προσφέροντας τις βάσεις της σωστής διατροφής

Viti i parë i jetës është ai që ka edhe ritmin më të lartë të rritjes. Gjatë gjashtë muajve të parë të jetës bebet dyfishojnë peshën dhe në fund të vitit të parë thuajse e trefishojnë atë. Kurbat e rritjes lejojnë vlerësim të lehtë të zhvillimit të duhur të fëmijës, ndërsa sigurojnë të dhëna për të shmangur peshën e tepërt. Pesha e tepërt në vitin e parë është shoqëruar me rrezikun e lartë për obesitet në fëmijëri. Por është e pazakontë të reduktoni sasinë e qumështit dhe përbërësve të tjerë ushqyes për shkak të marrjes së tepërt në peshë gjatë vitit të parë të jetës së foshnjës.

 

Ditar ushqyes për fëmijë deri 2 vjeç: Çdo fëmijë është unik. Ka preferencat e veta. Por është e domosdoshme të gjeni ato përzgjedhje dietike që do të lejojnë plotësimin e nevojave ushqimore të duhura, për të siguruar zhvillimin dhe formimin e organizmit të fëmijës.

 

Deri në 6 muaj: në këtë periudhë foshnja mbulon të gjitha nevojat ushqimore nga qumështi i gjirit. Nëse nëna vendos të ndalojë ushqyerjen e fëmijës me gji ose ta zevendësojë me suplement, zgjedhja e një qumështi për bebe është zgjedhje e mirë. Rekomandojmë përdorimin e qumështit organik. Sipas studimeve redukton ose eleminon rrezikun e alergjive. Qumështi i lopës nuk duhet dhënë në asnjë rast deri në fund të vitit të parë  të jetës.

 

4-6 muaj: shumica e bebeve janë të gatshme të nisin ngrënien e ushqimit. Gjatë kësaj kohe ato vijojnë të marrin ushqyesit e shumtë që ju nevojin nga qumështi. Në të njëjtën kohë përdorimi i shtuar i drithërave e frutave në krem ndihmon të rritë ruajtjen e hekurit.

 

7-10 muaj: shumica e bebeve janë gati të provojnë vetë, me duar, ushqime të përgatitura siç duhet. Gjithashtu ata janë gati të pijnë ujë me gotë. Procesi inkurajon rritjen e fëmijës.

 

10-12 muaj: fëmija mund të konsumojë copëza të vogla të ushqimit të gatuar dhe të butë.

 

1-2 vjeç: fëmijët vijojnë të përmirësojnë vazhdimisht kapacitetin ushqyes. Ata mund të jenë prezent në tavolinën familjare dhe të hajë ushqimet e familjes, të përgatitura mirë. Duhet të shmangni përdorimin e erëzave të shumta. Rreziku i mbytjes rritet dhe ju duhet të keni gjithmonë kujdes.

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.