Frutat e thata në dietën e fëmijës

Një dietë e shëndetshme është e rëndësishmë për këdo. Por kur vjen puna tek fëmijët të cilët kanë nevoja të rritura ushqimore për rritjen dhe formimin atëherë bëhet vitale. Sigurimi i një diete për  plotësimin e marrjes të të gjithë ushqyesve të nevojshëm mund të vendosë bazat e zakoneve të mira të të ngrënit në të ardhmen. 

Οι ξηροί καρποί στην διατροφή του παιδιού

Shtoni fruta të thata në dietën e fëmijës

 

Një grusht fruta të thata veçanërisht bajame, është një zgjedhje e vlefshme. Ato janë ushqim tejet i pasur me acide yndyrore omega-3, të klasifikuara si yndyrna të shëndetshme, në fibra natyralë, proteina dhe një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëvë.

 

Në cilën moshtë të jepen frutat e thata

 

Përdorimi i frutave të thata në dietën e fëmijëve dhe foshnjave, ka krijuar disa shqetësime se  si ti përdorim për të parandaluar mbytjen dhe rrezikun nga alergjitë. Më poshtë janë disa informacione për tu konsideruar.

  • Disa besojnë që frutat e thata nuk duhen përfshirë në dietën e fëmijëve përpara mbylljes së vitit të parë të jetës, në mëyrë që të shmangen reaksionet alergjike. Kjo teori gjithsesi është e dobët dhe nuk është e mbështetur me evidence nga kërkimet ose është e shumë pak e dokumentuar.
  • Në të kundërt, të dhëna nga kërkimet kanë treguar se vonesat në përdorim mund të shkaktojnë rritje të rrezikut të reaksioneve alergjike me vonë në jetë.
  • KURRË mos u jepni bajame të plota fëmijëve më të vegjël se 5 vjeç, për shkak të rrezikut nga mbytja. Por mund t’i shtypni në një vakt të bërë pure në mënyrë që fëmija të shijojë përfitimet nga konsumi i tyre.
  • Kur të nisni t’u jepni bajame të plota, sigurohu që ata i hanë ato në pozicionin ulur dhe i mbikqyrni ata vazhdimisht. Inkurajojini të hanë porcione të vogla dhe t’i përtypin mirë ato.

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.