Udhëtimi me fëmijë

Koha për pushime! Nëse udhëtoni për një ditë apo për një javë, me makinë apo aeroplan, nëse merrni fëmijët me vete, duhet të përgatiteni. Koha kur paketonit vetëm pak gjëra në një çantë shpine ka ikur. Fëmijët duan shumë më tepër dhe ju duhet të parashikoni çdo nevojë të mundshme. Ja disa ide për ushqimin  e tyre.

Ταξιδεύοντας με παιδιά

Udhëtimi me makinë

 

Nëse jeni përgatitur mirë për udhëtimin mund të shmangni me lehtësi vizitën në restorante apo fast food-e gjatë rrugës. Edhe për fëmijët e vegjël, mund të merrni me vete drithëra të bluara në porcione të vogla ( pasi është e lehtë të mbani ushqimet e thata), fruta të prera në një çantë të vogël ushqimesh, së bashku me një paketë akulli ose fruta të thata të grira dhe bajame. Për udhëtime më të gjata, mund të merrni frigoriferë të vegjël për makinë që përdorin korrent nga makina. Ide të tjera të thjeshta:

  • Sandwich (me djath, me recel ose me tahin dhe mjaltë)
  • Fruta të freskëta
  • Copa djathi ose kos
  • Shkopinj karrote e kastraveci
  • Lëng frutash dhe shishe uji

 

Udhëtimi me aeroplan

 

Në këtë pikë duhet të jeni të kujdesshëm. Përveç cilësisë së dyshimtë të vakteve në restorantet e fast food-et e aeroportit, ato janë edhe mjaft të kushtueshme. Gjithsesi, marrja e ushqimit me vete është subjektiI kontrollit të rreptë dhe kufizimeve. Duhet të shmangni ushqimet e lëngshme, si dhe ato me erë të fortë. Prandaj mos zgjidh lëngje, kos apo sallam. Secilin për arsye të veçantë. Në vend të tyre zgjidhni opsione të tjera si fruta të thata, feta buke të thatë, krakera me disa feta gjel deti, kroasanë të vegjël dhe fruta të tjera të thata. Nëse zgjidhni diçka që duhet të ruhet në temperatura të ulëta, përdor çantë dore ftohëse dhe një paketë të vogël me akull. Kur ta boshatisësh, palose çantën, vendose në bagazh dhe përdore për udhëtimin e rradhës.

 

Udhëtimi me bebe

 

Udhëtimi me një bebe është krejt ndryshe nga udhëtimi me fëmijë më të rritur. Ndryshimi më i madh është se bebet kanë nevojë për ushqime të shtypura dhe në temperaturë specifike, të cilat e bëjnë ushqimin e tyre të vështirë. Gjithsesi, me pak rregullime para dhe pas udhëtimit përpjekjet tuaja do të jenë më të lehta.

 

Pak ditë përpara udhëtimit përpiqu t’i japësh fëmijës ushqim në temperaturën e dhomës. Kështu nuk do të ketë shumë diferencë, nëse ju nuk mund të ngrohni ushqimin mjaftueshëm gjatë udhëtimit.

 

Qumështi është mënyra më e lehtë për të ushqyer beben edhe kur është mësuar të hajë ushqime të tjera. Shtoni vakte qumështi pavarësisht nëse ushqeni me gji apo jo. Edhe nëse ushqeni me gji, është ide e mirë të merrni me vete një pako qumësht formulë, për momentet e vështira.

 

Mbajtja e ushqimeve të shtypura nuk rekomandohet. Gjithsesi, mund të bëni një përjashtim të veçantë. Mund të përgatisni ushqimin me kujdes, duke ndjekur rregullat më strikte të higjenës dhe menjëherë pas gatimit dhe shtypjes, ngrijeni atë në kuba të vegjël, si kubat e akullit. Për udhëtime të shkurtra mund ta merrni me vete në një çantë ftohëse dhe ta shërbeni menjëherë pasi shkrihet.

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të pergjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.

Udhëtimi me fëmijë | Babylino

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.