- Shtëpia
- FOSHNJA
- Të ushqyerit
Të ushqyerit

Idealisht, nga dita e parë deri në muajin e gjashtë të jetës, bebja jote duhet ushqyer me qumësht gjiri. Nëse kjo nuk është e mundur, bebja jote do të ushqehet me qumësht formulë për stadin e parë të jetës, i cili mund të blihet në farmaci.
Kremrat dhe ushqimet e tjera duhet të prezantohen në dietën e fëmijës pas muajit të gjashtë, pasi bebet në këtë moshë nuk kanë kontroll absolut të muskujve në gjuhën dhe buzët e tyre dhe prandaj është e vështirë t’iushqesh ata me lugë.
Po ashtu edhe trakti tretës tek foshnjat në këtë moshë, nuk është në gjendje të tolerojë disa ushqime të ngurta. Kur vjen kjo kohë, do të ishte mirë të nisni me ushqime të përshtatshme të buta, sipas udhëzimeve të pediatrit.
Me kontributin bujar të pediatrit Dr. Michalis Sarris.
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të pergjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.