Një shtëpi e sigurt për të porsalindurin

Pediatri mund t’ju sigurojë se sa e rëndësishme është të bëni disa ndryshime në shtëpi kur të vijë pjesëtari i ri ifamiljes. Shtëpia është plot rreziqe për një krijesë të vogël. Prindërit shqetësohen që dikush mund të dëmtojë beben, që një fëmijë tjetër mund të dëmtojë aksidentalisht beben, ose ndonjë aksident tjetër mund të ndodhë në krevat e të mos kuptojnë se sa rreziqe sillen rrotull në shtëpinë e tyre. 

Βρέφος Ασφάλεια

Sipas kërkimeve, një pjesë e mirë e fëmijëve lëndohen në shtëpi më tepër se sa jashtë saj. Gjithsesi nuk duhet të mërziteni, përderisa me përdorimin e disa hapave të thjeshtë e praktikë, mund  të siguroheni që bebi juaj nuk do të jetë në rrezik të dëmtimeve të mundshme. Për këtë, për krijimin e një mjedisi të sigurt për beben tuaj, ju duhet së pari të dini ku janë rreziqet serioze për dëmtimin e bebit dhe ta mbroni atë. Rreziqet më të zakonshme janë ato të mbytjes, djegies dhe helmimit.

 

Nevojat që ka dhe rreziqet që mund të hasë në shtëpi ndryshojnë me kalimin e moshës. Përshembull, kur bebi lind, nuk do të shqetësoheni nëse mund të rrëzohen në ndonjë vend ku po përpiqet të ngjitet apo nëse mund të fusë në gojë diçka që ka gjetur në shesh, pasi nuk është akoma në gjendje të zvarritet e të ngjitet në mobilje.

 

Me të porsalindurit, do të keni nevojë të jeni të kujdesshëm për faktorë rreziku që kanë të bëjnë jo vetëm me beben, por edhe me ty. Duhet të kontrollosh rregullisht ngrohësit në shtëpi, nëse punojnë siç duhet dhe nuk kanë defekte. Gjithashtu duhet të kontrolloni edhe thatësinë e kaloriferëve, kondicionimin e ajrit dhe oxhakun. Ngrohësi i ujit nuk duhet të jetë mbi 48 gradë Celcius.

 

Për të parandaluar dhe të menaxhuar një zjarr të mundshëm, në shtëpi duhet të keni fikëse zjarri dhe dedektorë tymi. Sigurohuni që llampat dhe dritat në shtëpi të mos vijnë në kontakt me pëlhura apo ndonjë gjë tjetër që mund të shkaktojë zjarr.

 

Ndërsa bebi rritet, do të duhet të keni kapëse të veçanta për sirtarët dhe dollapët në shtëpi, për të parandaluar fëmijën t’i hapë dhe të ketë kontakt me objekte të mprehta ose detergjentë.

 

Sigurisht që ju duhet një kuti e ndihmës së shpejtë në shtëpi. Kjo kuti duhet te përfshijë ilaçe, fasho dhe çfarëdo tjetër që duhet të jetë e domosdoshme nëse fëmija ka nevojë për ndihmë të parë. Sigurisht që duhet të jeni shumë te kujdesshëm me barnat, të kontrolloni datën e skadencës dhe të lexoni udhëzimet. Është gjithashtu e rëndësishme të keni një numër telefoni të urgjencës dhe telefonin e qendrës së helmimeve në një vend që gjenden shpejt, psh në derën e frigoriferit.

 

Kur bëni banjë beben, duhet të jeni shumë e kujdesshme e sigurohuni që nuk rrëshket dhe dëmtohet. Për të shmangur këtë, bleni një govatë të vogël, posaçërisht të dizenjuar për bebet , e cila të jetë kundër rrëshkitjes.

 

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm se ku fle bebi. Mos e lër të flejë vetëm në krevatin tuaj nëse ju nuk jeni vetë atje. Ka rrezik që mund të bjerë. Krevatet e vegjël të fëmijëve janë të dizenjuar në mënyrë të tillë që bebi nuk mund të dalë prej andej, kur është ende i vogël. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me të gjitha mobiljet në shtëpi. Ka mjete mbrojtëse për cepat e mobiljeve. Është e domosdoshme të fshehni mjetet e mprehta apo ornamentet që mund të ndodhen rrotull .

 

Kur fëmija është vetëm disa muajsh, gjërat janë të thjeshta pasi nuk zvarritet dhe ka pak gjasa që të goditet. Për këtë arsye e gjithë përgjegjësia e mbajtjes së bebes mirë është e juaja. Si prindër të rinj, është e natyrshme që të jeni në ankth dhe të keni frikë, por s’ka përse. Ajo që ju duhet të bëni është të përshtatni mjedisin në shtëpi për të akomoduar bebin dhe t’i jepni atij vëmendjen e duhur.