Rritja e bebeve dhe stimujt për komunikim

Ανάπτυξη του βρέφους και ερεθίσματα επικοινωνίας - Κεντρική Εικόνα

0-6 muaj

  • Jepini bebes suaj dashuri, përkushtim, kontakt të vazhdueshëm fizik, ngrohtësi, përqafime, kujdes dhe fjalë të ëmbla. Bëjeni të ndihet i sigurt, që kujdeseni për të plot dashuri.
  • Përkushtoji gjithë vëmendjen! Kur jeni bashkë foli ose këndoji… kur i ndërron pelenën, kur e lan, gjatë ushyerjes, gjatë shëtitjeve, në makinë, kur udhëtoni, kur bëni pazar. Përdor shprehje të thjeshta e të qarta dhe folini bebes me emrin e saj që në ditën e parë. Në këtë mënyrë bebja do të ndiejë që është e rrethuar me njerëz që e dashurojnë dhe kujdesen për të dhe do të ndihet konfident dhe i sigurtë.
  • Vur re reagimet dhe shprehjet e bebes… kur është i mërzitur dhe kur është i gëzuar… dhe përpiqu të interpretosh sjelljet e tij. Përgjigju sa herë që ai do të komunkojë me ty! Egziston një mit që bebet  llastohen kur ju u kushtoni shumë vëmendje… në të vërtetë është totalisht e kundërta. Ato ndihen të sigurtë dhe të gëzuar.
  • Ji e sigurt që gjëja më interesante për beben në këtë faze është eksplorimi i fytyrës tënde. Bëj shprehje gazmore të fytyrës tënde, luaj me beben, foli ballë për ballë, imito tingujt që bën për të treguar interes.

Dhe kjo do ta bëjë atë të ndihet mirë dhe i gëzuar!

 

6-12 muaj

  • Bebi yt tani ka nisur të rritet e të zhvillojë me shumë shpejtësi aftësitë e tij motorike dhe të të folurit.
  • Gjej kohë të luash me të. Inkurajoje të zgjatet të kapë sende të ndryshme. Përpiqu ta mësosh të kërcejë me ritmin e muzikës, ta mësosh të lëvizë sipas ritmit ose të duartrokasë.
  • Tani bebi yt është në fazën e zhvillimit të muskujve, kur nis të kontrollojë e koordinojë lëvizjet. Ndihmojeni duke i dhënë lodrat, në mënyrë që të mësojë t’i mbajë me një apo me të dyja duart. Tani dëshiron të mësojë si të përdorë trupin, si të ulet dhe si të arrijë vetë sendet që do.
  • Tashmë ka nisur të perceptojë tingujt nga mjedisi, të reagojë dhe të përpiqet t’i identifikojë ato. Fol me të, këndoji, tregoji vjersha të bukura, foli në emër… do të çuditesh nga reagimet e tij.
  • Thuaji fjalë të vogla e të thjeshta dhe inkurajoje t’i përsëritë pas teje. Bebi yt ka nisur të lëshojë tinguj në përgjigje të fjalëve të tua, duke u përpjekur të kontrollojë fuqinë e zërit të tij dhe të artikulojë fjalët e tij të para siç janë “mama” dhe “baba”. Inkurajoje të flasë, kalo kohë me të, kërkoji gjëra, thuaji fjalë të vogla e të thjeshta dhe do të çuditesh se sa shpejt vogëlushi juaj do të nisë t’i përsërisë e t’i lidhë ato me objektet përkatëse.

 

Me kontributin bujar të pediatrit Dr. Michalis Sarris.